UET, një konferencë për marketingun politik në prag zgjedhjesh

Ditën e shtunë në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës u organizua konferenca kombëtare me temë: “Media, Komunikimi dhe Marketingu Politik: Në pritje të fushatës zgjedhore 2013”. Akademikë, përfaqësues të medias dhe studentë të shkollës doktorale në UET, referuan për çështje të komunikimit dhe marketingut politik në kuadër të fushatës zgjedhore. Një nga të pranishmet ishte gazetarja e njohur Ilva Tare, pjesë e bordit të punës së Departamentit të Komunikim në UET. Disa nga temat e diskutuara lidheshin me strukturimin e medias dhe mesazhin që ajo përcjell tek masat, strukturimi i klasës politike dhe praktikat e reja të organizimit të fushatave elektorale, tëhuajtëzimi i publikut me komunikimin politik, i cili tanimë nuk përfaqëson, por simulon identitete. Një pjesë e mirë e referuesve u morën me çështjet e teorisë së komunikimit politik, një pjesë tjetër me rolin e rrjeteve sociale në fushata. Pati edhe një grup temash që kishin të bënin me fushatat si financimi i partive politike, ku një pjesë e mirë e  fondeve të mbledhura gjatë një cikli elektoral 4-vjeçar, financohet për fushatën. Gjatë konferencës u hodh një vështrim mbi fushatat e kaluara dhe u diskutua se si kanë evoluar fushatat elektorale, elementët e rinj që janë futur, siç janë përdorimi i teknologjive të reja, rrjeteve sociale, konsulentët e huaj, të cilët kanë huazuar elementë nga fushatat elektorale nëpër botë. Një tjetër problem që u evidentua nga referuesit e kësaj konference ishte edhe roli i zbehur i partive në organizimin e fushatave, me prurjen e stafeve suplementare. “Nga  pikëpamja e komunikimit, partitë politike u janë afruar modeleve perëndimore, veçanërisht atij amerikan; është ulur kapaciteti i partisë si organizatë që vendos për fushatat dhe është rritur roli i lidershipit. U diskutua për problemet e pazgjidhura me natyrën e financimi të partive politike. Fushatat tashmë janë permanente, pasi nuk vendosen në funksion të zgjedhjeve, por janë një proces që mbaron me fundin e zgjedhjeve dhe nisin me daljen e rezultateve të po atyre zgjedhjeve. Periudha pa një fushatë efektive elektorale është shumë e shkurtër. Nuk është respektuar afati zyrtar njëmujor. Një nga temat preku edhe se si fushatat e përgjithshme ndikojnë në planifikimin e fushatave lokale, si komunikimi politik, konsulenca apo ana vizuale”, – u shpreh Drejtuesi i Departamentit të Shkencave Politike në UET, KlejdKëlliçi.

Në fund, diskutimi ishte i hapur për pyetje të ndryshme mbi kumtesat e mbajtura në konferencë.

Sipas zv/rektores për Kërkimin Shkencor në UET, Odeta Barbullushi, një nga kontributet që kjo konferencë solli ishte qasja kritike mbi marrëdhënien e medias dhe politikës me publikun.

“Konferenca kishte një meritë të madhe, sepse solli kontribute kritike mbi marrëdhënien  politikë- media nga njëra anë, dhe opinion publik- media, nga ana tjetër. Një nga shqetësimet më të forta, të sjella nga studiuesit në këtë konferencë, ishte pikërisht simulimi i realiteteve nga media, krijimi i iluzioneve dhe përdorimi i shpeshtë i eufemizmave të pakuptimta që e rrisin edhe më shumë distancën midis masës dhe elitave mediatike e politike. Në këtë sens, media dhe politika bëhen vetëreferencuese”,- u shpreh ajo pas konferencës.

Përtej karakterit simbolik, qëllimi kryesor i konferencës ishte angazhimi në një debat më të gjerë mes doktorantësh apo studiuesish në shkenca sociale.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s