Roli i medias në fushatën elektorale

Frank Shkreli

Disa ditë më pare, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani pati një takim me përfaqësues të medias shqiptare gjatë të cilit udhëheqsi shqiptar vlerësoi si të pazëvendësueshëm rolin e medias në zhvillimet demokratike të vendit dhe theksoi “kontributin parësor”, të medias në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare.Roli i medias është gjithmonë aktual, por siç u tha edhe presidenti Nishani përfaqësuesve të medias shqiptare javën që kaloi, ky rol bëhet edhe më i rëndësishëm gjatë fushatës së zgjedhjeve, ndërsa zgjedhësit presin nga media që të informojë publikun mbi politikën, fushatën dhe zgjedhjet, në mënyrë objektive dhe të paanshme. Detyra, dhe në të vërtetë arsyeja se pse ekziston shtypi ose media e lirë –sidomos gjatë një fushate elektorale — është që t’i japë publicitet fushatës dhe zgjedhjeve demokratike, duke u komunikuar zgjedhësve çështjet me rëndësi me të cilat përballet vendi dhe për të cilat duhet të interesohen votuesit, nëqoftse dëshirojnë të jenë të mirë-informuar se në favor të cilti kandidat ose parti të hedhin votën e tyre. Vazhdoni leximin

Advertisements

UET, një konferencë për marketingun politik në prag zgjedhjesh

Ditën e shtunë në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës u organizua konferenca kombëtare me temë: “Media, Komunikimi dhe Marketingu Politik: Në pritje të fushatës zgjedhore 2013”. Akademikë, përfaqësues të medias dhe studentë të shkollës doktorale në UET, referuan për çështje të komunikimit dhe marketingut politik në kuadër të fushatës zgjedhore. Një nga të pranishmet ishte gazetarja e njohur Ilva Tare, pjesë e bordit të punës së Departamentit të Komunikim në UET. Disa nga temat e diskutuara lidheshin me strukturimin e medias dhe mesazhin që ajo përcjell tek masat, strukturimi i klasës politike dhe praktikat e reja të organizimit të fushatave elektorale, tëhuajtëzimi i publikut me komunikimin politik, i cili tanimë nuk përfaqëson, por simulon identitete. Vazhdoni leximin