Diversioni i medias dhe rasti “Naço”

Nga ARMAND VINCANI

Eshte e tepert te kujtojme “shakane” e perfaqesuesit te LSI-se ne thirrjen e tij per te pagezuar Meten si kryeministrin e ardhshem ne paszgjedhjet e Qershorit. Kjo per faktin e thjeshte  se nese dikush hedh nje objekt pa vlere ne nje pus nuk ja vlejne perpjekjet e mundimshme per ta nxjerre ate jashte. Keshtu edhe me fjalen e LSI-stit. Por e keqja eshte se nje pjese e shtypit shqiptar per dite te tera u angazhua dhe vazhdon te angazhohet ne kete debat te pavlere.

Sigurisht, asgje nuk gjenerohet dhe amplifikohet nga hiçi. Aq  me teper kjo me median e shkruar apo televizive ku pjesa me e madhe e saj eshte rreshtuar jo vetem ne prapavijat e partive politike por edhe ne pararojat e tyre duke luajtur nje rol mjaft te demshem ne procesin elektoral e perpjekur te atrofizojne mendimin e lire te subjekteve individuale apo institucioneve kolektive. 

Nese vendi yne do te ishte ne rrjedhen e nje demokracie te stabilizuar nuk do te ishte e jashtezakonshme qe media here pas here, duke pare supremacine dhe tiranine e dy partive me te medha, te hedhe veshtrimin tek partite e treta e kandidatet e tyre  per te pare se cfare opsionesh i ofrojne ato votuesve. Kjo ndodh natyrshem ne shume vende te tjera qe edhe pse me nje sistem parlamentar kane thuajse dy parti qe sundojne jeten politike. Ne rastin tone nuk mund te flitet per ngjashmeri.

Kjo fushate elektorale nuk eshte aspak nje zgjedhje midis nje kryeministri demokrat apo socialist. Ajo eshte nje zgjedhje midis dy drejtimeve krejtesisht te ndryshme per vendin. Rama perpiqet te ndryshoje kursin per te bere nje shtet me modern dhe progresiv. Ne anen tjeter Berisha perpiqet te mbaje e vazhdoje kursin e 8-vjeteve ku shteti eshte monopolizuar teresisht prej tij dhe drejtimi eshte tejet patriarkal ku ai ka fuqi te ngjashme me ato te nje monarku. Do te ishte naivitet per kedo nese nuk do te arrinte sot te kuptonte se sa terren ka humbur pozita e sotme. Zgjedhjet e 5-viteve me pare realisht nuk prodhuan fitues te vertete. Fitorja e se djathtes u sigurua ne tavoline e me mbeshtetjen e LSI-se. 5 vjet me vone hendeku eshte zgjeruar shume. Opozita vjen jo vetem e bashkuar por edhe e pergatitur seriozisht per ti dhene vendit nje frymemarrje krejt tjeter. Opozita me shume se kurre vjen e cliruar nga disa dogma ideologjike qe i trashegoi de-juro nga sistemi i kaluar. De-facto, keto dogma u trasheguan si nga te djathtet ashtu dhe te majtet per vete faktin se te dy partite kryesore vazhduan te drejtohen nga “byro politike”. Fakti se opozita e sotme eshte per zgjidhjen e problemeve te pronareve, eshte per dhenien e plote te se drejtave  ish te perndjekurve te ndergjegjes, eshte per ri-kthimin e shtetit te se drejtes, eshte per kristalizimn e dallimit te pushtetit nga shteti etj, flet qarte  per nje seriozitet ne perpjekjet e saj per te kaluar ne pozite. Rotacioni i nevojshem eshte tejet i dukshem dhe kjo  e ka cuar shumicen dhe kreun e saj, si dhe herë të tjera, në nervozizem.

 

Kur Berisha deklaron se Meta perpiqet te marre ose karrigen e tij ose ate te Rames kuptohet qarte se kush eshte motivi. Ai e di mire se Meta nuk mund te marre aktualisht as njeren dhe as tjetren. Shqetesimi qendron diku tjeter e kete shqetesim mundohet ta “trajtoje” media e “pavarur”. Rasti “Naco” ishte thjesht nje premise per te zhvilluar me pas nje diversion te tere te menduar mire. A kerkohen Islame e Dogjane te tjere? A iu falën mandatet kaq hapur Islamëve e Dogjanëve për tju thënë Islamëve e Dogjanëve hipotetikë të pas zgjedhjeve, “hidhuni këtej se shifni sa mirë i mbajmë këta që na ndihmojnë të rrimë në qeveri edhe kur humbasim shumicën, edhe pa patur votën e popullit”?

A kerkohet te miklohet Meta e tundohet deshira e tij e vjeter? A kerkohet te percahet koalicioni i majte sic eshte arritur me pare? A po tenton maxhoranca te ofroje nje konsensus lidhur me zgjedhjen e kryeministrit ne kushtet kur eshte e qarte si drita e diellit se jo vetem per opinionin e brendshem por edhe per ate te jashtem largimi i Berishes eshte mëse domosdoshmeri? A kerkon pushteti familjar te sigurohet se rotacioni i pas zgjedhjeve nuk do te cenoje  interesat e klanit sic ka kercenuar Rama?

Jane shume e shume arsye per te ingranuar median ne skenat e skutat e politikes shqiptare. E per kete arrihet  deri atje sa te sillet edhe shembulli i zgjedhjeve e kompromisit te arritur rishtas ne Itali duke “harruar” se sa larg jemi ne ndaj eksperiencave e kushteve te tilla.

Nje diversion i tille nuk ka asgje te ngjashme me kapacitetin dhe aftesine e vertete qe duhet te kete media aktive per te influencuar mendjet e votuesve e cila mund te arrihet vetem duke lujatur nje rol pozitiv dhe edukues  ndaj votuesve ne ushtrimin e tyre te se drejtes se votes.  A thua eshte kaq e veshtire per te kuptuar se c’fare saksionon kushtetuta per zgjedhjen e kryeministrit? Kjo eshte lehtesisht e kuptueshme per kedo e aq me shume per “analistet” politike por problem qendron se sa nje gazetar perpiqet ti largohet eksperiencave dhe opinioneve personale ne raportimin e fushatave elektorale.  Nese nisemi nga kriteri per te analizuar e raportuar disa probleme pa vlere e zhvendosur ato nga periferia ne qender te tribunave gazetarske dhe medias transmetuese vetem e vetem per ti shitur tek padronet atehere media kthehet ne nje skllav te politikes e humbet nocionet baze qe e karakterizojne ate si pushteti i katert ne hierarkine e  shtetit dhe jo i fundit.

Natyrshem te lind pyetja se si nuk paraqet interesim e shqetesim per kete shtyp te “pavarur” kur shikohet haptazi agresioni politik qe ushtrohet edhe ndaj nxenesve te shkollave e kur u vihet dryni institucioneve shkollore per ti detyruar me force te marrin pjese ne aktivitetet e mitingjet partiake?

Mire qe vete u rritem e perjetuam nje kontroversitet te papare e ndasi politike qe shkuan pertej cdo llogjike e ndjenje humanitare por tashme perpiqemi t’ja leme trashegim kete gje edhe brezave te rinj qe akoma nuk dine sot edhe kuptimin fjales  “politike”? Ky eshte nje nga shqetesimet qe media duhet te ngreje sot e jo te preopkupohet se c’fare tha Naco per kryeministrin e ardhshem.

Media duhet te shqetesohet mbi te gjitha se si po kthehen zgjedhjet elektorale ne tregje shkembimi te dinjitetit e personalitetit; se si po shitet e blihet nje karrige deputeti; se si po gdhihesh socialist e ne mbremje kthehesh “demokrat”; se si jane zhdukur kufijte e tolerances dhe arsyes njerezore dhe se si gjitha keto “virtyte” inkurajohen nga  pushteti i sotem. Keto jane disa nga plaget e shoqerise sone te sotme e jo tullumbacet qe tani fryhen e pas disa casteve zhduken sikur te mos kene ekzistuar kurre me pare.

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Dita

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s