Fushata elektorale nën ndikimin e teknologjive dhe mediave të reja

e-rama2Nga Arben Muka, DW

Partitë politike në Shqipëri janë duke kuruar me shumë kujdes imazhin e tyre në aktivitetet publike, në një kohë që po e orientojnë intensivisht komunikimin me votuesit në hapësirat e rrjeteve sociale

Partitë politike nuk kanë pritur afatin ligjor për fillimin e fushatës elektorale, që parashikon vetëm një muaj para ditës së votimeve, por me padurim janë duke zhvilluar prej javësh aktivitete të ndryshme publike për të sensibilizuar në çdo cep të vendit mbështetësit dhe të pavendosurit. Bie në sy kujdesi deri në detaj për gjithçka që lidhet me procesin elektoral, në mënyrë të veçantë që media ta përcjellë me sa më shumë kolorit atmosferën tek mbështetësit, mesazhet dhe gjestikulacionet e lidershipit, sfondin me flamujt, simbolet e logot partiake etj. Edhe për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013 një gjë është e sigurt në angazhimin e shtabeve elektorale: mbulimi mediatik për takimet dhe mitingjet publike do të realizohet nga vetë ato dhe do ju përcillet redaksive të gazetarëve si një produkt i gatshëm. Vazhdoni leximin

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

President, larg duart nga media!

Andrea Stefani

a-stefaniPresidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka organizuar një takim me gazetarë për t’u dhënë mediave disa porosi se si duhet të sillen gjatë fushatës zgjedhore. Dhe Nishani ka formuluar edhe një thuajse akuzë që tenton të bëjë përgjegjëse mediat për situatën konfliktuale në vend. Nishani raportohet të ketë thënë se shoqëria shqiptare ka manifestuar sjellje emocionale dhe se media, në raste të caktuara, nuk ka arritur të japë kontributin e saj për të frenuar këto emocione. Nuk është hera e parë që media akuzohet si fajtore deri edhe për konfliktualitetin politik kronik që ekziston në Shqipëri. Por në të gjitha rastet, madje edhe kur bëhen në formë më të “moderuar”, këto akuza nuk mund të mos jenë një sulm kundër lirisë së fjalës dhe të opinionit. Dhe një gjë e tillë është e pafalshme edhe për Presidentin e një regjimi hibrid si Shqipëria. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

Nishani gazetarëve: Zgjedhjet të pasqyrohen me transparencë

b-nishani3Presidenti Bujar Nishani në një mëngjes pune me drejtues të mediave dhe gazetarë, deklaroi se ky takim mbahet lidhur me situatën zgjedhore në vend. “Media përfaqëson një pushtet real, çdo media ka politikën e vetë editoriale, por unë besoj se ndajnë së bashku idenë dhe besimin se në raport me çështje të interesit më të lartë kombëtar, në raport me çështjet e interesit më të lartë shtetërore, politikat redaktoriale do jenë të përgjegjshme. Ndaj e ndërmora nismën për takimin, për të kërkuar ndihmën tuaj, kontributin tuaj përgjatë fushatës elektorale, ditës së zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, për të monitoruar më mirë ecurinë e procesit zgjedhor”, deklaroi Nishani. Në këtë linjë ai kërkoi që zgjedhjet të pasqyrohen me transparencë, për të treguar gjithë atë që ndodh, duke kërkuar që të shmangen emocionet, ndërsa shtoi se është e rëndësishme të evitohet kthimi në dramaticitete dhe tensione të panevojshme.

Nishani: Liberalizimi i vizave me SHBA, i mundshëm

-Qeverisë i takon të punojë fort bashkë me institucionet e tjera për të plotësuar standardet dhe kriteret-

Kreu i shtetit kërkon nga mediat monitorim transparent të procesit të zgjedhjeve – apel forcave politike të njohin rezultatin

Presidenti i Republikës Bujar Nishani gjatë një mëngjesi pune me drejtues të mediave elektronike dhe të shtypit të shkruar, kërkoi bashkëpunimin e tyre për të për të monitoruar më së mirë ecurinë e procesit zgjedhor, për të transmetuar në mënyrë transparente mënyrën e realizimit të zgjedhjeve, plotësimin e stadardeve dhe sjelljen e aktorëve gjatë procesit zgjedhor në Shqipëri. Vazhdoni leximin