Manual për integrimin për gazetarët shqiptarë

Dy gazetare italiane me eksperiencë ndërkombëtare në fushën e komunikimit dhe raportimit të integrimit europian u gjendën në Tiranë për të ndarë me gazetarët shqiptarë eksperiencën e tyre në fushën e komunikimit dhe raportimit të integrimit europian. Ndërkohë që prezantuan edhe manualin e integrimit, që së shpejti do të gjendet në duart e gazetarëve shqiptarë.

E gjithë kjo u bë e mundur në sajë të programit “Support to the EU Integration Process” të SMEI 3, të financuar nga Bashkimi Europian nëpërmjet IPA 2010.

SMEI 3 është një program që ndihmon institucionet shqiptare ta çojnë përpara procesin e integrimit. 

“Manuali i Gazetarëve 2013” u vlerësua mjaft nga 2 ekspertet ndërkombëtare të ardhura nga Brukseli, përkatësisht Maria Laura Franciosi, Presidente e “Journalists at Your Service” dhe Marina Colombo, eksperte ndërkombëtare e komunikimit në kuadrin e SMEI 3 si dhe Dr. Suela Kusi, Zv. Udhëheqëse e SMEI 3.

Ato e quajtën atë një orientues të vlefshëm për gazetarët shqiptarë, me qëllim shfrytëzimin e mundësive ekzistuese në raportimin e integrimit dhe në kapjen e ritmit të punës që vlon në Bruksel.

Manuali 135-faqësh pritet të lançohet në ditët e para të qershorit dhe ai është një udhëtim në “qoshet” më të imëta të institucioneve të Bashkimit Europian.

Për Zj. Franciosi, gazetarët janë si ato gurët që kur hidhen në ujë krijojnë rrathë, pra nevojitet që gazetarët të stimulojnë debate rreth çështjeve të ndryshme të integrimit. Dhe për këtë, ndikim të fortë kanë kontaktet e gazetarit.

“Mendoj se ju, gazetarët shqiptarë keni një thesar në duart tuaja. Jeni ju që duhet të rindërtoni lidhjen pozitive midis Ballkanit dhe Europës. Është shumë e rëndësishme që gazetarët shqiptarë të jenë pjesë e shoqatave të ndryshme të gazetarëve europianë dhe ndërkombëtarë, sepse kjo është mënyra që ata të mësojnë dhe mbi të gjitha si ta bëjnë që zëri i Shqipërisë të dëgjohet në Europë e më tej”, tha Franciosi për “Gazetën Shqiptare”.

Gazetarja 65-vjeçare e ANSA, që u dërgua më pas në Bruksel mendon se duhet të raportohet për atë që thuhet nga politikanët shqiptarë për integrimin, por edhe për atë që si ndikon ky proces në jetën e shqiptarëve. “Dhe kjo është detyrë e gazetarëve shqiptarë. Ka shumë energji e aftësi, por ende jo plotësisht të shfrytëzuara”, tha Zj. Franciosi.

Ndërsa Colombo, eksperte ndërkombëtare e komunikimit tha se, për ta bërë një komunikim për integrimin të suksesshëm, së pari gazetarët duhet të jenë të mirëinformuar dhe të ndërgjegjshëm lidhur me hapat dhe mënyrën se si ndodh një proces i caktuar në kuadrin e integrimit dhe më pas t’i sqarohet publikut.

“Kjo është e rëndësishme, sepse kam parë shumë gabime në raportimin e gazetarëve dhe pasja e një informacioni korrekt është A-ja”, tha Colombo.

Gjithashtu ajo vuri në dukje se në Shqipëri gazetarët duhet të shkruajnë më shumë për Europën, sepse ata janë “të rrëmbyer nga politika dhe nga deklaratat e politikanëve”

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s