Interneti, “shtëpia me kabllo” dhe shoqëria reale

Nga Gëzim TUSHI

Në shoqërinë shqiptare të kohës sonë po bëhen gjithmonë e më prezente realitete të reja sociale, që kanë lidhje me rindërtimin e tipologjisë së lidhjeve individuale dhe të marrëdhënieve sociale. Kanë ndryshuar shumë gjëra, që kanë të bëjë me përpjekjet sociale për të vendosur dhe institucionalizuar lidhjet midis njeriut konkret, individit të përveçëm dhe nevojave të modernitetit për organizimin e komunitetit të njerëzve. Që në kohën e sotme më shumë janë virtual dhe të realizuara me njerëz të lidhur nëpërmjet rrjeteve sociale. Në të vërtetë këto janë probleme të reja sociale, me të cilat po përballet jo vetëm shoqëria jonë, por e gjithë shoqëria njerëzore, globalisht. Kjo është arsyeja që në debatet që zhvillohen sot në vendin tonë për raportet e njeriut me komunikimin elektronik dhe lidhjet në rrjetet sociale shpesh ka keqkuptime, herë individuale e në shumë raste me përmasa sociale. Vazhdoni leximin

Advertisements

Është koha e lajmit hiperlokal

Jonila Godole

Kur flasim për mënyrën se si e shohin gazetarët veten në raportimin e tyre të përditshëm, deri tani ka mbizotëruar modeli i “rojtarit” (Gatekeeper): gazetari vendos jo vetëm për përmbajtjen që përçohet në media, por bën edhe seleksionimin dhe përpunimin e informacioneve të botueshme apo të transmetueshme. Kjo ka qenë praktikisht aureola që e ka shoqëruar profesionin e gazetarit të medias tradicionale, deri sa u shfaq interneti. Moria e informacioneve që vërshojnë nga web nga burime të ndryshme, ka nxjerrë në pah një detyrë të re të gazetarëve: renditjen dhe sistemin e përmbajtjes së informacioneve. Kështu që sot “Gatekeeper” po kthehet përherë e më shumë në një “Gatewatcher” dhe “mbështetës”. Vazhdoni leximin

Gazetaria përtace dhe gazetaria e instrumentalizuar

Nga Gani MEHMETAJ

Gazetarët në Kosovë në vend të hapin dhjetë dyer për ta pasuruar shkrimin e tyre problemor, në pjesën më të madhe përtojnë të hapin një web faqe që do t’u merrte pesë minuta kohë!

Gazetaria në Kosovë është në pozitën e njëjtë më atë të shoqërisë. Përpëlitjet e tranzicionit, i cili po zgjatet tërkuzë pa ia parë fundin, kapitalizmi i egër, që duhet ta kalojmë si fëmijët kollin e fruthin, dhe sistemi i pa konsoliduar, ku secili grupim më i fuqishëm mund të veproj si t’ia thotë mendja pa iu druajtur ligjit, kanë ndikuar që gazetaria të jetë në një pozitë më delikate se sa segmentet e tjera të shoqërisë. Gazetaria do të duhej t’u printe fenomeneve, por nuk e bënë një gjë të këtillë, sepse është e mbarsur me presionet negative; gazetarët do të duhej të luftonin dukuritë e shëmtuara: krimin e organizuar, korrupsionin, prirjet kaotike të shoqërisë sonë, por është e pamundur ta bartin këtë barrë, meqë janë në thumb të kreut të veprimeve devijante; mediet do të duhej të jenë të pavarura nga ndikimi i partive politike apo nga qeveria, ndërsa nuk janë autonome, sepse financohen nga partitë politike, nga grupet e interesit apo madje edhe nga pushteti- me reklama, më shpalljen e konkurseve apo me format e tjera të financimit të tërthortë. Vazhdoni leximin