Petrit Beci që në 2011 pa mandat, ligji i ri kërkon zëvendësimin e tij, Këshilli Drejtues e mban në detyrë

Radiotelevizioni Publik Shqiptar prej vitesh e ka humbur misionin e tij ndaj publikut. Sot taksapaguesit shqiptarë paguajnë për një media që prezanton vetëm qeverinë shqiptare, dhe po drejtohet nga një drejtues pa mandat. Këshilli Drejtues është organi më i lartë që emëron dhe shkarkon drejtorin e përgjithshëm të RTSH. Por bazuar në ligjin e ri të medias, Këshilli Drejtues vijon të mbajë një qëndrim indiferent mbi shkeljen e ligjit, në një kohë kur duhet të zbatonte ligjin, pasi me ligjin e ri, Petrit Beci nuk duhet të qëndronte më në detyrë. Deputeti i PS, njëkohësisht dhe anëtar i Komisionit të Medias, Agim Leka, në reagimin e tij thekson dhe njëherë mjerimin që ka pushtuar sot transmetuesin publik nga keqmenaxhimi që i ka bërë Drejtori i Përgjithshëm Petrit Beci. Në një kohë kur RTSH është katandisur në një gjendje të mjerë, në krye të tij vijon të qëndrojë drejtori Petrit Beci, ku edhe pse mandati i tij ka mbaruar që në nëntor të viti 2011, ai vijon të drejtojë RTSH, që sot ka humbur misionin në shërbim të publikut. Në reagimin e tij deputeti Agim Leka thekson mes të tjerash se Petrit Beci bazuar në ligjin e ri të medias, i cili u miratua pak kohë më parë, nuk duhet të qëndrojë më në krye të këtij institucioni. “Petrit Beci është drejtor në një vend kur duhet të ishte zgjedhur një emër tjetër. Mandati i tij ka mbaruar që në nëntor të 2011, por mbeti aty për shkak se ligji i ri i medias vazhdonte procesin në parlament dhe me ekspertët ndërkombëtarë”, pohon deputeti Leka. I pyetur se pse nuk zbatohet ligji i ri “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, deputeti Agim Leka përgjigjet: “Më thoni se sa ligje zbatohen sot në Shqipëri?”. Sipas tij, kjo tregon qartë se në çfarë situate ndodhet sot RTSH, ku jo vetëm që ka një drejtor pa mandat por është kthyer dhe në shërbim vetëm për politikat e qeverisë. “Performanca politike e RTSH sot është një dëm që i është bërë opozitës por dhe publikut, sepse në një vend demokratik publiku shqiptar vazhdon të indoktrinohet politikisht. Kjo është një sjellje totalitare e shtetit ndaj publikut”, shton më tej në reagimin e tij deputeti i PS Agim Leka. E gjithë panorama që të ofron sot RTSH është shumë larg nga ajo që ka në misionin e tij një institucion i tillë. Opozita në akuzat e saj ka pohuar se keqmenaxhimi dhe përdorimi politik e ka lënë larg qytetarëve RTSH, dhe sot ky institucion është kthyer në një bastion politik, i cili i shërben vetëm pushtetit qeverisës, në një kohë kur janë taksapaguesit shqiptarë që paguajnë për këtë institucion. “RTSH harxhon paratë e taksapaguesve shqiptarë, por taksapaguesit paguajnë taksën edhe atje ku nuk ka televizion, ku nuk ka as aparat dhe as sinjal televiziv”, vijon më tej deputeti Agim leka, duke shtuar që  brenda disa viteve të qeverisjes së kësaj mazhornace ky institucion u rrënua.

RTSH, në rrugën ti shërbejë qeverisë

Që nga koha si drejtues i RTSH, Petrit Beci është akuzuar jo pak herë për humbjen e cilësisë artistike në programacion veç asaj si një televizion në shërbim të qeverisë. Deputeti i PS, Agim Leka thekson se vijon të mbajë të njëjtin qëndrim ndaj drejtuesit të RTSH. “Edhe programi është në gjendje të mjerë. RTSH sot ka një cilësi shumë të dobët në programacion”, vijon Agim Leka, deputet dhe anëtar i Komisionit të Medias. Në një kohë kur RTSH duhet të ishte me një programacion të pasur dhe të larmishëm, të vjen keq kur e shikon sot këtë institucion kaq të mjeruar në programacion, në infrastrukturë apo dhe në teknikë, kur përballë mediave të tjera ai ngjan si një relike e vjetër. Përgjegjësia që sot ky institucion është braktisur nga publiku i cili ka braktisur ekranin e tij, prej kohësh është pohuar  se i takon drejtorit të përgjithshëm Petrit Becit, cili vijon të qëndrojë në krye të RTSH pa mandat. Edhe më herët kur është diskutuar raporti vjetor i RTSH për vitin 2012, në Komision deputeti Agim Leka ka theksuar se historia e Televizionit Shqiptar këto 8 vjet është e hidhur. Sipas tij, Televizioni Shqiptar zgjodhi rrugën t’i shërbejë qeverisë dhe Kryeministrit, është në gardhin e qeverisë, në vend që të ishte në krahun e publikut dhe t’i shërbente atij.  Nga Julia Vrapi

Advertisements
nga moderatori Postuar te Sot

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s