Spiunimi ndaj agjencisë “Associated Press”

Administrata Obama ka dështuar në ofrimin e një justifikimi të besueshëm për konfiskimin e regjistrimeve telefonike të gazetarëve dhe redaktorëve të agjencisë “Associated Press”, shkruan gazeta “New York Times”.

Të premten, Departamenti i Drejtësisë ka bërë të ditur se ka hulumtuar me muaj të tërë nëpër regjistrimet e AP-së, një prej organizatave më të vjetra dhe më me reputacion të lajmeve.

Zëvendësprokurori i përgjithshëm, James Cole, nuk ka ofruar ndonjë shpjegim të mëtejshëm, por vetëm ka thënë se hulumtimi ka qenë pjesë e “një hetimi penal, që përfshin materiale të klasifikuara” nga fillimi i vitit 2012. Vazhdoni leximin

Advertisements

Fundi i mandatit, Genc Pollo aferë me tenderin 20 milion euro, bunkerizon projektin e TVSH për dixhitalizimin

Adriatik Doçi

Pollo e shpall sekret dhe me masa të veçanta sigurie tenderin e hapur ndërkombëtar

Pas luftës së paprecedentë me Sokol Olldashin për tenderin e fibrave optike, ministri i Inovacionit, Genc Pollo, nuk njeh kufi në babëzinë e tij. Në fund të mandatit qeverisës, Genc Pollo është përfshirë në një aferë të pastër me një tender më vlerë 20 milionë euro, për dixhitalizimin e sistemeve televizive në vend. Përpos marrjes së kompetencave të institucioneve të tjera, përpos manovrave me afatet për dorëzimin e ofertave, lojës me data të dyfishta dhe mungesën e plotë të transparencës që po e shoqëron këtë proces, lepuri fle diku tjetër. Më konkretisht, Genc Pollo, tenderin, një herë e quan tender të hapur ndërkombëtar, një herë tender me negocim dhe një herë tender sekret me kushte të veçanta sigurie. Gjithçka është bërë për të çoroditur ofertuesit, me qëllim për të diktuar fituesin. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Sot

Petrit Beci që në 2011 pa mandat, ligji i ri kërkon zëvendësimin e tij, Këshilli Drejtues e mban në detyrë

Radiotelevizioni Publik Shqiptar prej vitesh e ka humbur misionin e tij ndaj publikut. Sot taksapaguesit shqiptarë paguajnë për një media që prezanton vetëm qeverinë shqiptare, dhe po drejtohet nga një drejtues pa mandat. Këshilli Drejtues është organi më i lartë që emëron dhe shkarkon drejtorin e përgjithshëm të RTSH. Por bazuar në ligjin e ri të medias, Këshilli Drejtues vijon të mbajë një qëndrim indiferent mbi shkeljen e ligjit, në një kohë kur duhet të zbatonte ligjin, pasi me ligjin e ri, Petrit Beci nuk duhet të qëndronte më në detyrë. Deputeti i PS, njëkohësisht dhe anëtar i Komisionit të Medias, Agim Leka, në reagimin e tij thekson dhe njëherë mjerimin që ka pushtuar sot transmetuesin publik nga keqmenaxhimi që i ka bërë Drejtori i Përgjithshëm Petrit Beci. Në një kohë kur RTSH është katandisur në një gjendje të mjerë, në krye të tij vijon të qëndrojë drejtori Petrit Beci, ku edhe pse mandati i tij ka mbaruar që në nëntor të viti 2011, ai vijon të drejtojë RTSH, që sot ka humbur misionin në shërbim të publikut. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Sot