Si t’i lexojmë sondazhet

20 pyetje që një gazetar duhet t’iu përgjigjet për rezultatet e sondazheve

Së pari, të vetmet sondazhe që duhen raportuar janë sondazhet “shkencore.” Pyetjet e renditura më poshtë do t’ju ndihmojnë për të përcaktuar nëse një sondazh i caktuar është “shkencor” dhe nëse ia vlen të raportohet – apo nëse sondazhi në fjalë është pa vlerë. Pseudo-sondazhet joshkencore janë mjaft të përhapura dhe madje, disa syresh mund të jenë argëtues e interesantë, por ato nuk ofrojnë kurrë atë lloj informacioni që duhet të pasqyrohet në një raport serioz. Shembuj të tillë mund të jenë sondazhet ku të anketuarit telefonojnë në numrat 0900 të centraleve telefonike, sondazhet e njerëzve në rrugë (man-on-the-street), mjaft prej sondazheve që zhvillohen në Internet apo edhe nëpër qendrat tregtare. Vazhdoni leximin

Advertisements