“Premtimet të argumentohen me shifra”

Rudina Hoxha

Henrik Keith Hansen është ekspert i medias nga Danimarka i cili është këto ditë në Tiranë në emër të Këshillit të Europës për të dhënë leksione lidhur me një raportim sa më të drejtë, të paanshëm dhe të balancuar të zgjedhjeve. Në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare” ai thotë se gazetarët duhet patjetër të kuptojnë se çfarë qëndron në krye të axhendës së votuesve dhe t’ja bëjnë të qartë politikanëve se duhen marrë masa aty ku ka probleme. Sipas Hansen, është koha që gazetarët të sfidojnë kufinjtë e vendosur nga struktura e pronësisë së mediave të ndryshme. “Ata duhet të shkojnë përtej këtyre kufinjve dhe të sfidojnë ato duke marrë sa më shumë opinione; ata duhet të pyesin ekspertë të pavarur për të vlerësuar premtimet dhe deklaratat e bëra nga politikanët” – thotë ai. Gjithashtu ai thekson se mediat e reja sociale i japin mundësi gazetarëve të bashkëbisedojnë drejtëpërdrejtë me votuesit dhe të jenë krijues në krijimin e përmbajtjes në punën e tyre. Për Hansen, është koha e gazetarëve modernë që zotërojnë shumë aftësi dhe dinë të manovrojnë me mediat sociale. Vazhdoni leximin

Advertisements