Pollo hap zarfat e tenderit të dixhitalizimit, 4 firma në garë

g-polloOrnela Manjani

  • 20 milionë Euro në dispozicion të projektit, dosja në prokurori.
  • Balla kallëzon Pollon: Shkeli kushtet e barazisë në tender
  • Katër kompani ndërkombëtare janë paraqitur në tenderin e transmetimeve dixhitale, ndërkohë që opozita akuzon qeverinë se ka marrë kompetencat e radiotelevizionit publik.

Firmat që kanë dorëzuar dokumentacionin me ofertat e tyre pranë Ministrisë së Teknologjisë dhe Informacionit, janë suedezja “Ericsson”, kompania japoneze “Nec”, kompania kineze “Huawei” dhe ajo gjermane “Rohde&Schwarz”. Kompanitë janë lider në fushën e teknologjisë dhe informacionit, fakt që sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë konfirmon seriozitetin dhe profesionalizmin ndaj procedurës së tenderimit. Sipas procedurave të paracaktuara më 31 Maj do të lidhet kontrata me fituesin e tenderit, me vlerë 20 milionë euro, i cili duhet të marrë përsipër financimin, dizenjimin, instalimin, trajnimin dhe transferimin e rrjetit DVB-T2 në Republikën e Shqipërisë. Është parashikuar që në muajin qershor të nisë konkretizimi I këtij projekti, pra kalimi i transmetimeve nga analoge në dixhitale. Të gjitha transmetimet audiovizuale do të kalojnë nga sistemi analog në atë dixhital brenda një periudhe 2 vjeçare. Në dokumentin strategjik të hartuar nga Ministria për Inovacionin, ndër të tjera vendoset si kusht thelbësor shfrytëzimi i infrastrukturës së TVSH-së me dy rrjete kombëtare për të gjithë operatorët vendorë e rajonalë. Programi për transmetimet dixhitale synon që, të mbulohet të paktën 90% e popullsisë dhe pjesa e mbetur do të shërbehet nëpërmjet transmetimit satelitor.

Denoncimi

Për tenderin e çelur dje, është bërë një kallëzim në Prokurori. Opozita këmbëngul se ministria nuk mund të realizojë një tender që i takon Radiotelevizionit Publik dhe për më tepër duke shkelur kriteret e barazisë dhe ato për një tender ndërkombëtar. Për këto arsye ajo e dërgoi çështjen disa ditë më parë në prokurori. Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dorëzuar pak ditë më parë në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim për ndjekje penale ndaj ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë, Genc Pollo. Sipas deputeti socialist, ministri Pollo ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tenderin për ndërtimin e rrjetit kombëtar të internetit me shpejtësi të lartë. Në materialin e plotë dorëzuar prokurorisë, deputeti Balla argumenton se ministri Pollo, pasi ka zhvilluar tenderin e shtyrë disa herë, me një urdhër të datës 29 shkurt të këtij viti, ka mbyllur proçedurat për të realizuar qëllimisht dështimin e tenderit. Sipas Ballës, në këtë urdhër thuhet se mbyllja e tenderit pa asnjë fitues bëhet pasi një leje e tillë për ndërtimin e rrjetit kombëtar të internetit me shpejtësi të lartë është dhënë më parë nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit dhe dhënia e kësaj lejeje ka shkelje proçeduriale dhe impakte negative. Sipas deputeti Balla, janë përcaktuar kritere financiare fikse për fituesin, si për shembull ato që të ketë gjatë tre viteve të fundit 300 milionë euro xhiro apo 5 milionë euro në bankë. Deputeti socialist i cilëson këto shkelje të ligjit për barazinë e pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike. Por kallëzimi i deputetit socialist thellohet më tej kur kërkon nga prokuroria që ministri i Novacionit dhe Teknologjisë, Genc Pollo duhet të hetohet edhe për korrupsion pasiv, pasi sipas tij vepra penale për të cilën ai akuzohet janë me dëm ekonomik dhe krijojnë mundësi për përfitime të paligjshme.

Reagimi

Ndërkohë, zyra e shtypit e Ministrisë së Inovacionit shpjegon se, sipas ligjit në fuqi, realizimi i kësaj procedure është detyrë e qeverisë shqiptare për të gjitha televizionet si publike ashtu edhe private, pasi Shqipëria është bërë pjesë e Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve dhe në vitin 2006 është pranuar vendimi i kësaj organizate për transmetimin në frekuenca dixhitale në të gjithë Evropën brenda vitit 2015. Vendimi është miratuar dhe nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2007.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s