4 kompani dorëzojnë ofertat për dixhitalizimin audio-viziv

dixhitalizimi5Nga Genc Kondi

TIRANË – Në Ministrisë për Inovacionin dhe TIK përfundoi procedura e dorëzimit të ofertave për ndërtimin e rrjetit dixhital të TVSH-së. Në tenderin e organizuar të hënën morën pjesë kompani si; suedezja Ericsson, japonezja Nec, kinezja Huawei, si dhe kompania gjermane Rohde&Schwarz.
Kalimi nga transmetimet televizive analoge në transmetimet dixhitale është një detyrim për t’u realizuar nga qeveria shqiptare, sepse brezi i frekuencave për transmetimet radio-televizive administrohet prej saj. Realizimi i dixhalizimit të televizioneve duhet të bëhet brenda dy vitesh, pasi afti i fundit është mesi i muajit qershor 2015.
Pas këtij afati, të gjithë transmetimet analoge në Evropë janë të ndaluara. Synimi është të mbulohet fillimisht 90% e popullsisë me transmetime dixhitale. Pjesa e pambuluar e popullsisë do të shërbehet nëpërmjet transmetimit satelitor. Vazhdoni leximin

Advertisements

Pollo hap “tenderin e skandalit”

Transmetimet dixhitale, 4 kompani në garë, mes tyre dhe pretendentët gjermanë
g-pollo2Pavarësisht se dosja me pretendimet se ka shkelje ka shkuar në prokurori për t’u hetuar, ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë, Genc Pollo, realizoi dje hapjen e tenderit, ku në garë morën pjesë katër kompani. Mësohet se kompani me famë botërore si suedezja “Ericsson”, japonezja “Nec”, kinezja “Huawei”, si dhe kompania gjermane “Rohde&Schwarz” ishin pjesëmarrëset në këtë tender. Mendohet se gjermanët janë favoritë, ndërsa opozita, më herët, ka hedhur dyshimet për mungesën e transparencës në tender.
“Kjo garë është ndërtuar me kërkesa të larta kualifikuese, si në aspektin teknik dhe ligjor, ashtu edhe në atë financiar dhe zbatues. Vlerësimet do të jenë transparente dhe me sistem pikëzimi të shpallur në Kërkesën për Ofertë”, u shpreh ministri Pollo. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

Pollo hap zarfat e tenderit të dixhitalizimit, 4 firma në garë

g-polloOrnela Manjani

  • 20 milionë Euro në dispozicion të projektit, dosja në prokurori.
  • Balla kallëzon Pollon: Shkeli kushtet e barazisë në tender
  • Katër kompani ndërkombëtare janë paraqitur në tenderin e transmetimeve dixhitale, ndërkohë që opozita akuzon qeverinë se ka marrë kompetencat e radiotelevizionit publik.

Firmat që kanë dorëzuar dokumentacionin me ofertat e tyre pranë Ministrisë së Teknologjisë dhe Informacionit, janë suedezja “Ericsson”, kompania japoneze “Nec”, kompania kineze “Huawei” dhe ajo gjermane “Rohde&Schwarz”. Kompanitë janë lider në fushën e teknologjisë dhe informacionit, fakt që sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë konfirmon seriozitetin dhe profesionalizmin ndaj procedurës së tenderimit. Vazhdoni leximin

VOA – 70 vjetori i transmetimit të parë në shqip

Këtë javë, Shërbimi Shqip i Zërit të Amerikës festoi 70 vjetorin e transmetimit të parë në gjuhën shqipe më 13 maj të vitit 1943. Në praninë e shumë të ftuarve, zyrtarë të Zërit të Amerikës, politikanë, ambasadorë, ish kolegë të Shërbimit Shqip dhe miq të ndryshëm, folësit përshëndetën punën prej 7 dekadash të këtij shërbimi fillimisht në radio dhe më pas në televizion dhe internet. Presidentë, diplomatë, anëtarë të Kongresit amerikan, zyrtarë dhe analistë të çështjeve të Ballkanit morën pjesë në një ceremoni emocionale që u zhvillua me këtë rast në selinë e Zërit të Amerikës në Uashington. Drejtori i Divizionit të Euro-Azisë, Dr. Elez Biberaj dhe Shefi i Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës, Arben Xhixho përsëritën angazhimin e Zërit të Amerikës dhe të Shërbimit Shqip për të vazhduar misionin e njoftimit të lajmeve në mënyrë objektive, të saktë dhe të balancuar në përputhje me kartën e Zërit të Amerikës. Vazhdoni leximin