VOA – 70 vjetori i transmetimit të parë në shqip

voaNga Zamira Edwards

Këtë javë, Shërbimi Shqip i Zërit të Amerikës festoi 70 vjetorin e transmetimit të parë në gjuhën shqipe më 13 maj të vitit 1943. Në praninë e shumë të ftuarve, zyrtarë të Zërit të Amerikës, politikanë, ambasadorë, ish kolegë të Shërbimit Shqip dhe miq të ndryshëm, folësit përshëndetën punën prej 7 dekadash të këtij shërbimi fillimisht në radio dhe më pas në televizion dhe internet.

Presidentë, diplomatë, anëtarë të Kongresit amerikan, zyrtarë dhe analistë të çështjeve të Ballkanit morën pjesë në një ceremoni emocionale që u zhvillua me këtë rast në selinë e Zërit të Amerikës në Uashington. Drejtori i Divizionti të Euro-Azisë, Dr. Elez Biberaj dhe Shefi i Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës, Arben Xhixho përsëritën angazhimin e Zërit të Amerikës dhe të Shërbimit Shqip për të vazhduar misionin e njoftimit të lajmeve në mënyrë objektive, të saktë dhe të balancuar në përputhje me kartën e Zërit të Amerikës. Vazhdoni leximin

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema