Pas gjobës prej 1.2 milion dollarë, mbyllet TV Shijak

dixhitalizimi6Stacioni i parë televiziv privat në Shqipëri është mbyllur, pasi Autoriteti i Mediave Audiovizive i ka ndërprerë transmetimin TV Shijak.

Televizioni që nisi transmetimet në 25 dhjetor të vitit 1995, duke qenë në krah të kryeministrit Sali Berisha në periudhën e vështirë kur ai ishte në opozitë, është gjobitur me një shumë marramendëse prej 1.2 milion dollarë.

Televizioni që u luftua ashpër nga TV Klan gjatë kohës kur PD ishte në opozitë, u luftua sërish ashpër nga TV Klan edhe kur PD erdhi në pushtet.

Pronari i këtij televizioni, Gëzim Ismaili, thotë se brenda 17 ditësh u gjobit me një shumë prej 1.200.000 dollarësh nga AMA dhe tani një përmbarues privat kërkon t’i sekuestrojë pajisjet e transmetimit, një gjobë që sipas tij është e kundërligjshme, kur e gjithë xhiro vjetore e televizionit është 100 mije euro dhe i gjithë televizioni nuk ka vlerën e gjobës.

Por sipas zotit Gezim Ismaili gjithçka ka filluar pasi ai fitoi procesin gjyqësor në Gjykatën e Lartë, për heqjen e licencës pa të drejtë gjatë periudhës 2004 deri në 2008-ën.

“Ajo nxori një urdhër të sajin për sekuestro të pajisjeve. U mor leja në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe ia dha përmbaruesit privat, i cili na njoftoi që ta prisnim në ambientet e televizionit. Ndërkohë përmbaruesit privatë shkuan në Dajt dhe prishën sinjalin”, thotë Ismaili.

“Kjo është dhunë e hapur dhe e paraparë në të gjitha ligjet e mediave. Kjo është shkelje flagrante e nenit 22 të Kushtetutës”, vijon Ismaili.

Ismaili akuzon rëndë kreun e AMA-s, se po kërkon që t’i japë një grupi biznesmenësh frekuencën e televizionit të tij.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s