Media e Ballkanit (dhe ajo shqiptare)- lost in transition

Nga Remzi Lani

Një zgjatim i politikës

Shtypi ballkanik i ditëve të sotme është më shumë një zgjatim i politikës se sa përfaqësues i opinionit publik. Një pjesë e konsiderueshme e medias vazhdon të kontrollohet nga grupe të fuqishme politike. Në njëfarë kuptimi, ato lloje komentesh që një numër autorësh (të tillë Karol Jakubovicz, Mihai Coman, Colin Sparks dhe Tomasz Goban-Klas) kanë përdorur për të karakterizuar situatën e medias në shoqëritë pas-komuniste kanë vlerë edhe për rajonin e Ballkanit: ‘Shtypi u bë pluralist, por jo i pavarur,’ dhe ‘Shtypi u bë i lirë, por jo i pavarur.’

Zhvendosja nga ‘modeli i medias sovjetike’ tek ‘modeli i përgjegjësisë shoqërore’ (p.sh. McQuail, 2000) duket se ka qenë më i vështirë se sa ishte menduar. Zakonet e trashëguara nga koha e komunizmit duan të thonë që politikanët dhe partitë politike rreken pa pushim të ndikojnë – në fakt, të kontrollojnë – median, sepse vazhdon të mbetet e fortë bindja që kushdo që kontrollon informacionin ka edhe pushtetin. Vazhdoni leximin

Advertisements