Liria e shtypit në botë sipas “Reporterët pa kufij”, Shqipëria poshtë Libanit

Nga Ilir Yzeiri

Shoqata ndërkombëtare e gazetarëve “Reporterët pa kufij” ka botuar klasifikimin botëror të lirisë së shtypit në botë. Në këtë listë janë klasifikuar 179 vende dhe Shqipëria renditet në vendin e 102-të. Por le të shohim se si e komenton këtë renditje kjo organizatë. Pas “Pranverës Arabe”, thuhet në shkrimin që shoqëron këtë klasifikim, dhe protestave të vitit 2011, klasifikimi duket se është rikthyer në konfigurimin e tij të zakonshëm.

Në krye të renditjes janë vendet nordike, Finlanda, Norvegjia dhe Holanda. Megjithëse janë marrë parasysh shumë kritere, dhuna e ushtruar kundër gazetarëve e vendosur kjo edhe në një kuadër ligjor, ka favorizuar më shumë vendet demokratike të cilat renditen më mirë në këtë klasifikim. Në fund të klasifikimit gjenden vendet diktatoriale, Turkmenistani, Koreja e Veriut dhe Eritreja. Vazhdoni leximin

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Ku vendoset kufiri

Jonathan Frëdland

liria2Speciale/ Në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave

Hebrenjtë janë më se të lumtur të dëgjojnë mendimet e kritikëve të tyre dhe t’u përgjigjen atyre nëse këta kritikë dëshirojnë që hebrenjtë të mbijetojnë dhe të lulëzojnë.

Hebrenjtë dhe liria e shprehjes? Duket si fillimi i një barcalete. Forma më e parashikueshme do të ishte sikur barcaleta të vazhdonte: “Gjeni dy hebrenj dhe do të gjeni tri mendime”. Nëse hebrenjtë janë populli i librit – ata janë edhe populli i fjalës, i fjalisë dhe i paragrafit. I gjithë qytetërimi hebre është ngritur mbi bisedën dhe argumentimin. Liria e shprehjes nuk është thjesht një e drejtë që hebrenjtë e kërkojnë dhe i gëzohen, por është diçka shumë pranë vetë të qenit hebre. Vazhdoni leximin

Vendet më të këqija për të qenë gazetar

Çdo vit në këtë kohë, Freedom House publikon një raport mbi gjendjen e të drejtave dhe lirive të gazetarëve nëpër botë. Të dhënat e përgjithshme të vitit 2012 ishin të mjerueshme. Vetëm 14 për qind e popullsisë së botës jeton në një shoqëri ku gëzojnë mbulim vibrant të çështjeve të brendshme dhe të jashtme, një mjedis ligjor të favorshëm për ushtrimin e shtypit të lirë dhe mungesën e ndërhyrjes nga ana e qeverisë apo forcave politike në punët e medias.

Ndërkohë, vendet e listuara më poshtë janë pjesë e një liste akoma më të errët. Ata janë dhunuesit më të egër të lirisë së shtypit në botë. Një pjesë e mirë e këtyre vendeve kanë një Kushtetutë që njeh dhe mbron të drejtën e fjalës dhe informimit, por në realitet kjo mbrojtje shkelet me këmbë nga ligjet që kriminalizojnë shtypin, i cili sipas qeverisë, ofendon lidershipin politik, përhap urrejtje, mbështet terrorizmin apo kërcënon sigurinë kombëtare. Vazhdoni leximin

Gazetarët e Evropës Juglindore nën presion

Liria e shtypit në Evropën Juglindore ekziston zyrtarisht në këto 20 vitet e fundit. Por në praktikë shumë media janë nën presionin e politikës dhe ekonomisë. Kriza ekonomike e ka përkeqësuar gjendjen.

“Partitë politike në Evropën Juglindore po ushtrojnë presion të madh ndaj gazetarëve”, thotë reporterja nga Bosnjë e Hercegovina, Elvira Jukiq-Mujikiq. Ajo kritikon faktin që politikanët në Bosnje vendosin se kush duhet t’i drejtojë mediat kryesore publike. Kryeredaktorët dhe drejtorët thirren deri në 20 herë në ditë me telefon prej politikanëve dhe u thuhet se cilat informacione apo kronika duhet të bëjnë publike. Një metodë e ngjashme ndikimi vlen edhe për Serbinë, e cila është radhitur në vendin e 63 të listës së World Press Freedom Index 2013, të bërë nga Reporterët pa Kufij. Bosnjë e Hercegovina gjendet në vendin e 68, ndërsa Bullgaria madje në vendin e 87. Vazhdoni leximin