Mediat dhe varësia nga grupet e interesit

Tregu i varfër, në të cilin gjenden mediat sot në Kosovë, ka bërë që disa prej tyre të varen, në disa raste, nga grupe të caktuara politike apo ekonomike.

Përfaqësuesit e asociacioneve të gazetarëve në Kosovë, raportin e organizatës “Freedom House”, që flet për lirinë e mediave, e shohin si real.

Kosova edhe këtë vit, sipas raportit, është radhitur në mesin e vendeve pjesërisht të lira.

Imer Mushkolaj, drejtor ekzekutiv në Asociacionin e Gazetarëve Profesionistë të Kosovës, thotë se gjendja e lirisë së shprehjes në vend është e tillë çfarë edhe është raportuar nga “Freedom House”, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Duke u bazuar në raportin e “Freedom House”, bordi drejtues i Unionit të Gazetarëve të Kosovës thotë se edhe këtë vit Kosova ka pësuar rënie.

“Kërcënimet për jetën e gazetarëve dhe punëtorëve të mediave, si dhe familjarëve të tyre, kanë marrë një hov të madh gjatë vitit të fundit dhe kjo është shumë shqetësuese”, thonë përfaqësues të bordit të UGK-së.

Drejtori ekzekutiv i AGPK-së, Mushkolaj, konsideron se politika dhe grupet e bizneseve janë ato, që në një farë mase, po e cenojnë lirinë e shprehjes.

“Në anën tjetër, konsideroj se edhe vetë mediat duhet të jenë ato që me këmbëngulje të mos bien pre e këtyre ndikimeve”, vlerëson Mushkolaj.

Përveç ndikimeve politike në media, edhe marketingu tash e disa vjet shihet si mënyrë moderne e kontrollimit.

Në UGK thonë se normat ligjore në Kosovë, në aspektin e mbrojtjes së lirisë së mediave, janë në pajtim me standarde të larta të vendeve demokratike, por zbatimi i tyre mbetet edhe më tutje një sfidë e vërtetë.

Kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave, Shefki Ukaj, thotë se ndikimi i politikës në media dhe i grupeve të interesit është evident, por çështja tani është si të dilet nga kjo gjendje. Kurse, sociologu i komunikimeve në Universitetin e Prishtinës, Ibrahim Berisha, thotë se pasi që Kosova është në një krizë jo të vogël edhe në aspektin financiar, mediat kanë nevojë për ndihmë financiare. Kjo, sipas tij, bën që mediat vendore të ndikohen. Berisha, madje nuk mendon që do të dilet shpejt nga kjo situatë, pa një zhvillim të duhur ekonomik të Kosovës.

Liria e mediave, sipas raportit më të ri të organizatës “Freedom House”, në mbarë botën ka rënë vitin e kaluar në pikën më të ulët në disa dekada.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s