Liria hibride e shtypit

Nga Xhovani Shyti

Shqipëria është nga të rrallat vende që e manifeston të dyzuar konceptin e lirisë së shprehjes. Nëse do të pyesësh sot, p.sh, sa i lirë është një individ ta shprehë publikisht atë që dëshiron, do të marrësh përgjigjen “plotësisht i lirë”. Por krejt e kundërt do të jetë përgjigja nëse po të njëjtën pyetje do ta adresosh për shtypin e median.

“Nuk ekziston liri mediatike. Ka gazetari politike dhe shtyp pronarësh, por jo gazetari të lirë, jo shtyp të lirë”, është përgjigja standard e dhënë madje edhe nga disa prej atyre që e ushtrojnë profesionin e gazetarit të lirë në përditshmëri. Dhe këtu nuk ka kurrfarë kundërthënie, pasi e gjitha është një realitet. Si është e mundur që fjalën nuk e ndal kush të endet e lirë në hapësirën shqiptare, ndërkohë që media përkufizohet si e palirë, mund të pyesë i çuditur nga ky dualitet, gjithkush që nuk e jeton jetën në hapësirën territoriale prej 28 mijë km katrorë. Vazhdoni leximin

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Mediat dhe varësia nga grupet e interesit

Tregu i varfër, në të cilin gjenden mediat sot në Kosovë, ka bërë që disa prej tyre të varen, në disa raste, nga grupe të caktuara politike apo ekonomike.

Përfaqësuesit e asociacioneve të gazetarëve në Kosovë, raportin e organizatës “Freedom House”, që flet për lirinë e mediave, e shohin si real.

Kosova edhe këtë vit, sipas raportit, është radhitur në mesin e vendeve pjesërisht të lira.

Imer Mushkolaj, drejtor ekzekutiv në Asociacionin e Gazetarëve Profesionistë të Kosovës, thotë se gjendja e lirisë së shprehjes në vend është e tillë çfarë edhe është raportuar nga “Freedom House”, shkruan Radio Evropa e Lirë. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Tema

Mediat të “kapura” nga kriza, lëngojnë e s’e thonë

acipaAleksandër Çipa

Të gjitha mediat shqiptare janë të kapura tashmë prej krizës financiare, por shumica e tyre janë në përpëlitje të mossigurimit të mundësisë për respektimin e afateve të rrogave periodike mujore të stafeve dhe strukturave redaksionale. Janë shumë pak ato që ia dalin ende të jenë besnike dhe të respektojnë me fanatizëm këtë rregullsi. Kjo është një gjendje që vlon në bisedat e lira të stafeve të gazetarëve dhe jo vetëm atyre, por të të gjithë punonjësve që ushqehen në skenën mediatike të vendit.

Një gjendje e tillë, bëhet edhe më alarmante kur gjithë administratorët e mediave, në bisedat e përditshme informale pranojnë se perspektiva paraqitet edhe më e zymtë nga sa pohohet dhe dëshmohet publikisht. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

Liria ekstreme e virtualitetit dhe ajo me pikatore e medias tradicionale

liria1Vladimir Karaj

Reporterë pa Kufij (en.rsf.org) mendon që liria e medias në Shqipëri është përkeqësuar në 2013-ën, ata na kanë zbritur 22 vende nga pozicioni 80 që mbanim më 2010. Në anën tjetër, Freedom House  (freedomhouse.org) beson që jemi përmirësuar duke na kanë afruar 11 vende më lart, në të 96 nga 107 që ishim një vit më herët. Pikërisht ky qëndrim krejtësisht i kundërt i dy organizatave më në zë në fushën e lirisë së medias tregon sa e paqartë është situata e medias dhe e lirisë së saj në Shqipëri. Dje një koleg ishte lënë jashtë dyerve të studios ku ai duhej të drejtonte një emision, pa shpjegim dhe pa paralajmërim më parë. Histori të ngjashme në fakt me lista gazetarësh që mësonin se nuk mund të hynin në redaksi kur shihnin emrin në letra bakalli të ngjitura në mure ka pasur që herët në vend, çka shpjegon edhe arsyen se sa pak skandalizohen gazetarët nga ajo që ndodh. Vazhdoni leximin

Patrick Poivre d’Arvor: Nuk është fundi i gazetarisë; mediat sociale strehë për anonimët

p-poivreI ftuar nga Universiteti Europian i Tiranës, gazetari dhe shkrimtari i njohur francez, Patrick Poivre d’Arvor, në një bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë foli rreth rolit të gazetarit, si ka ndryshuar ai me ndryshimet teknologjike dhe mediat e reja dhe marrëdhënien e politikës dhe mediat në Europën e sotme

Një gjë është e sigurt: profesioni i gazetarit duhet të ekzistojë dhe të rezistojë pavarësisht se ndryshimet teknologjike të shekullit XXI, duket se duan t’ia rrëmbejnë pozicionin strategjik si ndërmjetësi mes informacionit dhe publikut. Ky ishte mesazhi kryesor që përcolli ditën e djeshme për studentët e Komunikimit në UET, gazetari dhe publicisti i njohur francez, Patrick Poivre d’Arvor. Vazhdoni leximin