“Liria e medias, përmirësim në Shqipëri”

Intervistoi: Keida Kostreci

Organizata Freedom House nxori dje indeksin per lirine e shtypit ne bote, ku Shqiperia u rrit me dy pike duke shenuar prirje pozitive ne drejti te permiresimit. Sipas raportit, Shqiperia ka shenuar perparim, ndersa Kosova ka shenuar nje hap prapa. Rezultati i Shqiperise eshte 49, dy pike me lart nga 51 vitin e kaluar, ne nje shkalle ku 0 eshte rezultati me pozitiv dhe 100 me negativi. Persa i takon renditjes se vendeve, Shqiperia eshte e 96-ta mes 197 vendesh, ne krahasim me vendin e 107-te te vitit te kaluar. Rezultati per Kosoven eshte po 49, por ne renditjen e vendeve eshte e 102-ta ne krahasim me 98 vitin e kaluar. Drejtorja e Projektit per Lirine e Shtypit ne Freedom House, Karin Karlekar foli per gjetjet kryesore per Shqiperine dhe Kosoven ne nje interviste per Zerin e Amerikes

Cilat jane perfundimet kryesore per Shqiperine ne raportin e ketij viti?

Ne renditjen e ketij viti pame nje permiresim per Shqiperine. Rezultati per Shqiperine u rrit me dy pike, pra eshte nje prirje pozitive krahasuar me ate qe kemi pare vitet e fundit. Nje nga zhvillimet pozitive qe kemi vene re eshte eliminimi i denimeve me burgim per rastet e shpifjes ne sferen legale. Mendoj se kjo solli si rezultat permiresim me te gjere ne mjedisin e medias.

Shqiperia ka qene per nje kohe te gjate ne kategorine e vendeve me media pjeserisht te lire dhe disa nga problemet ne kete drejtim jane bere pjese e sistemit. Cilat mendoni se jane sfidat kryesore per median ne Shqiperi?

Ka klauzola ligjore dhe rregullatore qe ende nuk perputhen me standardet nderkombetare, megjithese sic e thashe eliminimi i denimit me burg per shpifje ishte nje hap pozitiv, nje levizje ne drejtimin e duhur. Po ashtu ka raste sulmesh dhe shqetesimesh ndaj gazetareve qe mbulojne ngjarje dhe ky eshte nje shqetesim i vazhdueshem. Po ashtu ka shqetesime per anen ekonomike, persa i takon pronesise dhe perqendrimit te organeve te medias, si edhe njeanshmerise se tyre. Por ne pergjithesi rezultati numerik per Shqiperine ka qene i qendrueshem vitet e fundit dhe ky vit ishte pozitiv fale permiresimit ligjor.

Nje nga sfidat e permendura per Shqiperine jane sic sugjeruat ju, varesia ekonomike por edhe lidhjet mes medias, biznesit dhe politikes. Cilat mendoni se duhet te jene hapat per permiresim ne kete drejtim?

Eshte vertet nje shqetesim qe ka ekzistuar per nje kohe te gjate dhe eshte problem jo vetem per Shqiperine por edhe per shume vende te tjera ne rajon. Kjo eshte dicka relativisht me e veshtire per t’u ndrequr. Shpesh ligje si ai per lirine e informimit, apo ai per shpifje jane me te lehta per t’u ndryshuar, ndersa aspekti ekonomik eshte me i veshtire per t’u zgjidhur. Nje aspekt i rendesishem eshte qe te kete nje nivel transparence per pronesine e medias qe njerezit te jene ne dijeni te ketyre lidhjeve.

Ju ndiqni ecurine e medias ne vendet e ndryshme per vite me radhe dhe kete vit Shqiperia ka shenuar permiresim. Por per vite me radhe media ne Shqiperi ka qene ne kategorine e vendeve me liri te pjesshme persa i takon medias. Kur duhet te pritet qe nje vend te kaloje ne kategorine e vendeve me media te lire?

Rezultati i Shqiperise e vendos vendin pa medyshje mes vendeve me liri te pjesshme prandaj mendoj se do te duhej te beheshin ndryshime madhore per te kaluar ne kategorine e vendeve me media te lire. Do te duheshim me shume reforma ligjore, me shume liri informimi nje ambient me i hapur rregullator, si edhe me pak nderhyrje politike ne permbajtjen e medias dhe ne ambientin ekonomik. Pra ka probleme ne te gjitha aspektet, qe po e frenojne Shqiperine. Ne shpresojme qe Shqiperia te vazhdoje ne trajektoren pozitive qe vihet re kete vit.

Edhe media e Kosoves eshte ne kategorine e vendeve me media pjeserisht te lire. Cilat jane sfidat qe vini re atje kete vit?

Kete vit rezultatet per dy vendet do te jene te njejta: 49, qe eshte pak a shume ne mes te sistemit tone te vleresimit qe shkon nga 0-100. Disa nga sfidat jane te ngjashme, si per shembull aspekti ekonomik dhe lidhja mes politikes dhe medias. Ne Kosove vitin qe kaloi pati nje prirje shqetesuese, pasi parlamenti miratoi amendamente ne kodin penal, per ta rikthyer ndjekjen penale per shpifje dhe kjo ishte nje levizje ne drejtimin e gabuar. Nje ane pozitive ishte se Presidentja u perpoq te vendoste veton per keto propozime, por parlamenti ia ktheu mbrapsht. Ne Kosove pra mund te thuhet se pati nje beteje ligjore qe perfundoi me nje levizje ne drejtim te gabuar. Ligji hyn ne fuqi ne vitin 2013 dhe kjo e fut Kosoven ne nje rruge me drejtim te gabuar. Fatkeqesisht ndersa ne Shqiperi pame nje prirje pozitive, ne Kosove eshte e kunderta, per te njejten ceshtje: kriminalizimin e shpifjes

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s