Freedom House: Shqipëria në vendin e 96-të. Nevojiten më shumë reforma ligjore dhe ndërhyrje politike

k-karlekarOrganizata Freedom House nxori sot indeksin për lirinë e shtypit në botë, ku Shqipëria dhe Kosova përsëri radhiten në kategorinë e vendeve me media pjesërisht të lirë. Sipas raportit të publikuar nga “Zëri i Amerikës”, Shqipëria ka shënuar përparim, ndërsa Kosova ka shënuar një hap prapa. Rezultati i Shqipërisë është 49, dy pikë më lart nga 51 vitin e kaluar, në një shkallë ku 0 është rezultati më pozitiv dhe 100 më negativi. Për sa i takon renditjes së vendeve, Shqipëria është e 96-ta mes 197 vendesh, në krahasim me vendin e 107-të të vitit të kaluar. Rezultati për Kosovën është po 49, por në renditjen e vendeve është e 102-ta në krahasim me 98 vitin e kaluar.

Drejtoresha e Projektit për Lirinë e Shtypit në Freedom House, Karin Karlekar në një intervistë për Zërin e Amerikës ka sqaruar se në renditjen e këtij viti është vërë re një përmirësim për Shqipërinë. “Rezultati për Shqipërinë u rrit me dy pikë, pra është një prirje pozitive krahasuar me atë që kemi parë vitet e fundit. Një nga zhvillimet pozitive që kemi vënë re është eliminimi i dënimeve me burgim për rastet e shpifjes në sferën legale. Mendoj se kjo solli si rezultat përmirësim më të gjerë në mjedisin e medias”, tha ajo.

Pyetjes se cilat janë sfidat kryesore për median në Shqipëri, Karlakar i është përgjigjur se:”Ka klauzola ligjore dhe rregullatorë që ende nuk përputhen me standardet ndërkombëtare, megjithëse siç e thashë eliminimi i dënimit me burg për shpifje ishte një hap pozitiv, një lëvizje në drejtimin e duhur. Po ashtu ka raste sulmesh dhe shqetësimesh ndaj gazetarëve që mbulojnë ngjarje dhe ky është një shqetësim i vazhdueshëm. Po ashtu ka shqetësime për anën ekonomike, për sa i takon pronësisë dhe përqendrimit të organeve të medias, si edhe njëanshmërisë së tyre. Por në përgjithësi rezultati numerik për Shqipërinë ka qenë i qëndrueshëm vitet e fundit dhe ky vit ishte pozitiv falë përmirësimit ligjor”.

Karlekar ka theksuar se rezultati i Shqipërisë e vendos vendin pa mëdyshje mes vendeve me liri të pjesshme prandaj mendoj se do të duhej të bëheshin ndryshime madhore për të kaluar në kategorinë e vendeve me media të lirë. “Do të duheshim më shumë reforma ligjore, më shumë liri informimi një ambient më i hapur rregullator, si edhe më pak ndërhyrje politike në përmbajtjen e medias dhe në ambientin ekonomik. Pra ka probleme në të gjitha aspektet, që po e frenojnë Shqipërinë. Ne shpresojmë që Shqipëria të vazhdojë në trajektoren pozitive që vihet re këtë vit”, ka thënë ajo.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Shqip

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s