Freedom House, mediat në Shqipëri jo të lira

freedom-house“Freedom House” e ka klasifikuar median shqiptare pjesërisht të lirë, kjo për shkak të presioneve politike dhe ekonomike. Raporti për Shqipërinë paraqet disa problematika, që nga zgjidhja e presidentit, çështja si është trajtuar problemi i 21 janarit, vendimi i fitores së kryebashkiakut Basha në zgjedhjet vendore etj.

Zgjedhja e presidentit Nishani

Kryeministri Sali Berisha ka instaluar ministrin e tij të Brendshëm, Bujar Nishanin, si President të Republikës në qershor të vitit 2012. Nishani ka emëruar kolegët e tij të Partisë Demokratike në pushtet për të udhëhequr Shërbimin e Fshehtë dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë, duke nxitur kritikat nga Partia Socialiste në opozitës që Berisha është duke marrë kontrollin mbi të gjitha institucionet kryesore në vend. Në dhjetor, Nishani zëvendësoi edhe Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama, e cila kishte raportuar një numër rastesh të korrupsionit kundër zyrtarëve të lartë të qeverisë.

Korrupsioni

Qeveria e Berishës u dëmtua nga dyshimet për korrupsion dhe shpërdorim detyre në vitin 2008. Megjithatë, në zgjedhjet parlamentare të 2009, PD-ja mori 68 vende nga 140 dhe përfundimisht u formua një qeveri koalicionit me tre parti të vogla.

21 janari, hetimi

Në janar të vitit 2011, pasi media shqiptare publikoi një regjistrim video që tregonte zv.kryeministrin Ilir Meta në një marrëdhënie korruptive, PS-ja udhëhoqi një protestë të madhe kundër qeverisë së Berishës në Tiranë. Katër demonstruesit u qëlluan dhe u vranë nga Garda Republikane që mbrojti zyrën e kryeministrit dhe dhjetëra protestues e policë u plagosën në përleshjet e lidhura. Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama nisi një hetim për vdekjen, por Berisha ngriti një hetim paralel dhe akuzoi Ramën, Topin, PS-në, Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), dhe gazetarët kryesorë se orkestruan një grusht shteti në tentativë.

Basha mezi mundi Ramën

Kandidati i PD-së, Lulzim Basha e ka fituar Bashkinë e Tiranës pasi mezi mundi liderin PS-së Edi Rama (nuk ka lidhje te Prokurori i Përgjithshëm), pasi PD-ja dominoi organet zgjedhore me një betejë të zgjatur ligjore mbi fletët të hedhura gabim në kutitë e votimit.

Intervista

Mediat në Shqipëri jo të lira

Organizata Freedom House nxorri sot indeksin për lirinë e shtypit në botë, ku Shqipëria dhe Kosova përsëri radhiten në kategorinë e vendeve me media pjesërisht të lirë. Sipas raportit, Shqipëria ka shënuar përparim, ndërsa Kosova ka shënuar një hap prapa. Rezultati i Shqipërisë është 49, dy pikë më lart nga 51 vitin e kaluar, në një shkallë ku 0 është rezultati më pozitiv dhe 100 më negativi. Përsa i takon renditjes së vendeve, Shqipëria është e 96-ta mes 197 vendesh, në krahasim me vendin e 107-të të vitit të kaluar. Rezultati për Kosovën është po 49, por në renditjen e vendeve është e 102-ta në krahasim me 98 vitin e kaluar. Drejtorja e Projektit për Lirinë e Shtypit në Freedom House, Karin Karlekar foli për gjetjet kryesore për Shqipërinë dhe Kosovën në një intervistë për Zërin e Amerikës:

Cilat janë përfundimet kryesore për Shqipërinë në raportin e këtij viti?

Karin Karlekar: Në renditjen e këtij viti pamë një përmirësim për Shqipërinë. Rezultati për Shqipërinë u rrit me dy pikë, pra është një prirje pozitive krahasuar me atë që kemi parë vitet e fundit. Një nga zhvillimet pozitive që kemi vënë re është eliminimi i dënimeve me burgim për rastet e shpifjes në sferën legale. Mendoj se kjo solli si rezultat përmirësim më të gjerë në mjedisin e medias.

Shqipëria ka qenë për një kohë të gjatë në kategorinë  e vendeve me media pjesërisht të lirë dhe disa nga problemet në këtë drejtim janë bërë pjesë e sistemit. Cilat mendoni se janë sfidat kryesore për median në Shqipëri?

Karin Karlakar: Ka klauzola ligjore dhe rregullatorë që ende nuk përputhen me standardet ndërkombëtare, megjithëse siç e thashë eliminimi i dënimit me burg për shpifje ishte një hap pozitiv, një lëvizje në drejtimin e duhur. Po ashtu ka raste sulmesh dhe shqetësimesh ndaj gazetarëve që mbulojnë ngjarje dhe ky është një shqetësim i vazhdueshëm. Po ashtu ka shqetësime për anën ekonomike, përsa i takon pronësisë dhe përqendrimit të organeve të medias, si edhe njëanshmërisë së tyre.  Por në përgjithësi rezultati numerik për Shqipërinë ka qenë i qëndrueshëm vitet e fundit dhe ky vit ishte pozitiv falë përmirësimit ligjor.

Një nga sfidat e përmendura për Shqipërinë janë siç sugjeruat ju, varësia ekonomike por edhe lidhjet mes medias, biznesit dhe politikës. Cilat mendoni se duhet të jenë hapat për përmirësim në këtë drejtim?

Karin Karlekar: Është vërtet një shqetësim që ka ekzistuar për një kohë të gjatë dhe është problem jo vetëm për Shqipërinë por edhe për shumë vende të tjera në rajon. Kjo është diçka relativisht më e vështirë për t’u ndrequr. Shpesh ligje si ai për lirinë e informimit, apo ai për shpifje janë më të lehta për t’u ndryshuar, ndërsa aspekti ekonomik është më i vështirë për t’u zgjidhur. Një aspekt i rëndësishëm është që të ketë një nivel transparence për pronësinë e medias që njerëzit të jenë në dijeni të këtyre lidhjeve.

Ju ndiqni ecurinë e medias në vendet e ndryshme për vite me radhë dhe këtë vit Shqipëria ka shënuar përmirësim. Por për vite me radhë media në Shqipëri ka qenë në kategorinë e vendeve me liri të pjesshme përsa i takon medias. Kur duhet të pritet që një vend të kalojë në kategorinë e vendeve me media të lirë?

Karin Karlekar: Rezultati i Shqipërisë e vendos vendin pa mëdyshje mes vendeve me liri të pjesshme prandaj mendoj se do të duhej të bëheshin ndryshime madhore për të kaluar në kategorinë e vendeve me media të lirë. Do të duheshim më shumë reforma ligjore, më shumë liri informimi një ambient më i hapur rregullator, si edhe më pak ndërhyrje politike në përmbajtjen e medias dhe në ambientin ekonomik. Pra ka probleme në të gjitha aspektet, që po e frenojnë Shqipërinë. Ne shpresojmë që Shqipëria të vazhdojë në trajektoren pozitive që vihet re këtë vit.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s