Freedom House: Shqipëria në vendin e 96-të. Nevojiten më shumë reforma ligjore dhe ndërhyrje politike

k-karlekarOrganizata Freedom House nxori sot indeksin për lirinë e shtypit në botë, ku Shqipëria dhe Kosova përsëri radhiten në kategorinë e vendeve me media pjesërisht të lirë. Sipas raportit të publikuar nga “Zëri i Amerikës”, Shqipëria ka shënuar përparim, ndërsa Kosova ka shënuar një hap prapa. Rezultati i Shqipërisë është 49, dy pikë më lart nga 51 vitin e kaluar, në një shkallë ku 0 është rezultati më pozitiv dhe 100 më negativi. Për sa i takon renditjes së vendeve, Shqipëria është e 96-ta mes 197 vendesh, në krahasim me vendin e 107-të të vitit të kaluar. Rezultati për Kosovën është po 49, por në renditjen e vendeve është e 102-ta në krahasim me 98 vitin e kaluar. Vazhdoni leximin

Advertisements
nga moderatori Postuar te Shqip

Freedom House, mediat në Shqipëri jo të lira

freedom-house“Freedom House” e ka klasifikuar median shqiptare pjesërisht të lirë, kjo për shkak të presioneve politike dhe ekonomike. Raporti për Shqipërinë paraqet disa problematika, që nga zgjidhja e presidentit, çështja si është trajtuar problemi i 21 janarit, vendimi i fitores së kryebashkiakut Basha në zgjedhjet vendore etj.

Zgjedhja e presidentit Nishani

Kryeministri Sali Berisha ka instaluar ministrin e tij të Brendshëm, Bujar Nishanin, si President të Republikës në qershor të vitit 2012. Nishani ka emëruar kolegët e tij të Partisë Demokratike në pushtet për të udhëhequr Shërbimin e Fshehtë dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë, duke nxitur kritikat nga Partia Socialiste në opozitës që Berisha është duke marrë kontrollin mbi të gjitha institucionet kryesore në vend. Në dhjetor, Nishani zëvendësoi edhe Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama, e cila kishte raportuar një numër rastesh të korrupsionit kundër zyrtarëve të lartë të qeverisë. Vazhdoni leximin

Gazetaria, profesioni më i mirë në botë

Gabriel Garcia Marquez

markez

Kur pyeta një herë në një universitet të Kolumbisë se çfarë provimesh aftësie apo të karakterit profesional iu nënshtrohen personat që dëshirojnë të studiojnë për gazetari, përgjigja që mora ishte e prerë: “Gazetarët nuk janë artistë.” Në njëfarë mënyre, këto pikëpamje ushqehen nga bindja se gazetaria e shkruar është një zhanër letrar. Këtu e pesëdhjetë vjet të shkuara shkollat e gaze-tarisë nuk ishin në modë. Ky zanat mësohej në zyrat e redaksive, shtypshkronja, qoshkat e kafeneve më të humbura, si dhe festat e organizuara të premteve në darkë. Gazeta përgatitej në mjedise që u ngjanin pak a shumë punishteve, vendet më të përshtatshme për të mësuar e për t’u informuar dhe ku pikëpamjet lindnin e përpunoheshin në një atmosferë bashkëpunimi të ngushtë, ku ruhej e respektohej integriteti i çdonjërit. Vazhdoni leximin

“Liria e medias, përmirësim në Shqipëri”

Intervistoi: Keida Kostreci

Organizata Freedom House nxori dje indeksin per lirine e shtypit ne bote, ku Shqiperia u rrit me dy pike duke shenuar prirje pozitive ne drejti te permiresimit. Sipas raportit, Shqiperia ka shenuar perparim, ndersa Kosova ka shenuar nje hap prapa. Rezultati i Shqiperise eshte 49, dy pike me lart nga 51 vitin e kaluar, ne nje shkalle ku 0 eshte rezultati me pozitiv dhe 100 me negativi. Persa i takon renditjes se vendeve, Shqiperia eshte e 96-ta mes 197 vendesh, ne krahasim me vendin e 107-te te vitit te kaluar. Rezultati per Kosoven eshte po 49, por ne renditjen e vendeve eshte e 102-ta ne krahasim me 98 vitin e kaluar. Drejtorja e Projektit per Lirine e Shtypit ne Freedom House, Karin Karlekar foli per gjetjet kryesore per Shqiperine dhe Kosoven ne nje interviste per Zerin e Amerikes Vazhdoni leximin