Padi 75 mijë gazetarit Bollino

Topi: Berisha po godet kurajozët

TIRANE – Drejtësia shqiptare godet me vendime skandaloze shtypin e lirë, pak ditë para votimeve. Gjykatësi Bledar Abdullai i Gjykatës së Tiranës ka dënuar drejtorin e gazetës italiane “La Gazzetta del Mezzogiorno”, Carlo Bollino, që t’i paguajë një dëmshpërblim, për dëm jopasuror, ministrit Sokol Olldashi, në shifrën 75.000 euro. Faji? Asnjë.

Në fakt, dënimi i referohet një artikulli të publikuar në 24 mars 2011 nga e përditshmja “Gazeta Shqiptare”. Artikulli ishte shkruar nga gazetarë të tjerë dhe drejtor i gazetës (që thirret në gjykatë për raste të tilla) ishte gazetarja Anila Basha. Gjykata ka proceduar edhe ndaj Anila Bashës dhe kryeredaktorit të “Gazetës Shqiptare”, Erl Muratit, por, për fat, për ta nuk ka dhënë asnjë dënim për faj: I ka detyruar vetëm të publikojnë një përgënjeshtrim të shkrimit. Dëmet i janë kërkuar Carlo Bollino-s. Vazhdoni leximin

Advertisements

Bledar Abdullai, Gjyqtari i PD që vuri gjobën edhe ndaj TCH

b-abdullaiGjyqtari që ka dhënë vendimin për pagesën e 75 mijë eurove ministrit Olldashi sapo ka mbaruar një gjyq tjetër, duke gjobitur deputetin e PS Taulant Balla për shpifje ndaj ministrit Genc Pollo.

Po kështu, ai po gjykon kërkesën për dëmshpërblim për burgim të padrejtë më 1998 nga ish-bodigardi i Azem Hajdarit, sikurse ka qenë edhe një ndër ata që i dhanë të drejtë Ylli Pangos që i kërkoi gjobë Top Channel-it.

Abdullai disa vjet më parë është hetuar nga ministria e Drejtësisë për përfshirje në lirimin e një të burgosuri, të dënuar për marrëdhënie seksuale më dhunë me të mitur dhe rrëmbim personi. Po kështu, ai ka hyrë edhe në një konflikt pronësie me një nga komunitetet fetare në vend. Vazhdoni leximin

Çfarë çmimi ka shtypi i lirë?

Brendan O’Neill

Janë kohëra thellësisht shqetësuese për lirinë e shtypit. Më 7 korrik, News of the World, një gazetë 168-vjeçare, që mund të krenohej me 7.5 milionë lexues të dielave, pushoi së foluri. U mbyll prej pronarit të saj, Rupert Murdoch, por nën presionin e një hetimi të paepur nga Guardian për përgjimet e telefonave dhe një fushatë në Twitter për t’i bindur korporatat e mëdha që të hiqnin reklamat nga tabloidi kryesor i Murdoch.

Një ditë më pas, Kryeministri David Cameron premtoi ta pastronte shtypin. Në dukje, duke harruar që është media që supozohet të hetojë qeverinë, dhe jo e kundërta, deklaroi që do ngrinte një hetim për të shqyrtuar standardet, etikën dhe sjelljen e shtypit. Do shohë edhe ngritjen e një organi rregullator me “më shumë dhëmbë” – që do të thotë të kafshojë më shumë – sesa Komisioni për Ankesat për Shtypin. Vazhdoni leximin

Gjashtë prirje kryesore të vitit 2012

Sipas Raportit mbi Gjendjen e Mediave të Lajmeve, prodhuar nga Projekti për Cilësi në Gazetari të Qendrës Kërkimore Pew

1. Efektet e një dekade shkurtimesh në redaksi janë reale – dhe publiku po mban shënim. Thuajse një e treta e të rriturve në SHBA, 31%, nuk i drejtohen më një mediaje lajmesh sepse nuk i ofron më lajmet që ishin mësuar të merrnin. Meshkujt janë larguar në përqindje disi më të larta se sa femrat, ashtu si edhe personat me arsim më të lartë dhe me të ardhura më të larta – me fjalë të tjera, shumë prej atyre që sipas të dhënave të kërkimeve të mëparshme nga Qendra Pew kanë qenë ndër konsumatorët më të mëdhenj të lajmeve. Shkurtimet drastike të burimeve të raportimit dhe pakësimi i specialiteteve në media kanë çuar në kompromentimin e nivelit të ekspertizës së gazetarëve në çfarëdo fushe si dhe aftësisë për t’u thelluar në një lajm. Vazhdoni leximin

Roli i medias në fushatën elektorale

Frank Shkreli

Disa ditë më pare, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani pati një takim me përfaqësues të medias shqiptare gjatë të cilit udhëheqsi shqiptar vlerësoi si të pazëvendësueshëm rolin e medias në zhvillimet demokratike të vendit dhe theksoi “kontributin parësor”, të medias në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare.Roli i medias është gjithmonë aktual, por siç u tha edhe presidenti Nishani përfaqësuesve të medias shqiptare javën që kaloi, ky rol bëhet edhe më i rëndësishëm gjatë fushatës së zgjedhjeve, ndërsa zgjedhësit presin nga media që të informojë publikun mbi politikën, fushatën dhe zgjedhjet, në mënyrë objektive dhe të paanshme. Detyra, dhe në të vërtetë arsyeja se pse ekziston shtypi ose media e lirë –sidomos gjatë një fushate elektorale — është që t’i japë publicitet fushatës dhe zgjedhjeve demokratike, duke u komunikuar zgjedhësve çështjet me rëndësi me të cilat përballet vendi dhe për të cilat duhet të interesohen votuesit, nëqoftse dëshirojnë të jenë të mirë-informuar se në favor të cilti kandidat ose parti të hedhin votën e tyre. Vazhdoni leximin