Tenderi i Pollos për dixhitalizimin

Ekspertët: Jashtë rregullave

berisha-pollo

TIRANE – Tenderi për dixhitalizimin e transmetimeve audiovizive, që është shpallur në faqen e Ministrisë së Inovacionit dhe Teknologjisë (MITIK), e që do të mbyllet brenda pak ditëve me shpalljen e fituesit në qershor, në periudhën e zgjedhjeve, konsiderohet nga ekpertët e fushës si shkelje e rregullave të ligjit për prokurimin publik.

Sipas tyre, kjo është edhe një kohë aspak e përshtatshme, që zgjidhet për të patur sa më pak vëmendje të opinionit në çështje tenderash, sidomos në shuma kaq të mëdha. Sipas tyre, ministri Genc Pollo po kryen një tender korruptiv në shkelje të shumëfishtë të ligjeve të vendit.

“Procedura me negocim, sipas vetë rregullores së zotit Pollo dhe të ligjit, bëhet në përgjigje të dy procedurave të njëpasnjëshme, kur ato nuk rezultojnë të suksesshme dhe vetë neni 6 i rregullores kundërshtohet me procedurën që ka ndërmarrë zoti Pollo. Mungon projekti teknik që do të krijonte kushtet për një ofertë të paanshme dhe të paadministruar në mënyrë selektive nga Enti Prokurorues.

Ky tender aktualisht është klandestin, eshtë vetëm në një faqe të Ministrisë së Inovacionit që nuk e njeh njeri”, thonë juristët. Ndërsa nuk kemi një studim, nuk kemi as një projekt të mirëfilltë nga institucionet përgjegjëse shqiptare, në qershor ne do të kemi një fi tues të projektit, i cili do të përfitojë direkt 15 për qind të shumës.

Sipas burimeve jozyrtare, fituesi është përzgjedhur me negocim dhe ai është një shtetas neozelandez, ende i paidentifikuar. Ligji i Prokurorimeve kërkon që, përveç projektit, tenderi duhej të lajmërohej në mediat ndërkombëtare, përveçse ato kombëtare, por lajmërimi për zhvillimin e këtij tenderi është kryer vetëm në faqen elektronike të Ministrisë së Inovacionit.

Ky tender po zhvillohet në një kohë kur një pjese të anëtarëve të Autoritetit të medias i ka përfunduar mandati dhe kur deputetët e mazhorancës nuk vijnë në Komisionin përkatës kuvendor për të përzgjedhur kandidatët e rinj. Kryetarja e Komisionit të Medias Valentina Leskaj pak kohë më parë ka akuzuar se mosplotësimi i këtyre vendeve nga mazhoranca bëhet për shkaqe tërësisht politike.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s