Urdhri i brendshëm i PD-së: Deputetët mos flasin në shtyp, vetëm për TV

m-breguTiranë- Një urdhër i brendshëm i dalë nga PD-ja si rrallë ndonjëherë ka bllokuar intervistat e deputetëve demokratë në kohë fushate elektorale. Ky bllokim në mënyrë të veçantë ndaj medias së shkruar, pasi në televizione lejohen vetëm disa përballje televizive, vazhdon prej më shumë se dy javësh dhe përkon me kohën e largimit të LSI-së nga koalicioni. Vetë deputetët “fajësojnë” koordinatoren e fushatës elektorale, Majlinda Bregu, ndërkohë që ministrja e Integrimit, e kontaktuar dje nga “Gazeta Shqiptare” refuzoi t’i përgjigjet pyetjes se “cila është arsyeja që deputetët nuk lejohen të flasin për mediat?…

Shqetësimi bëhet edhe më evident, duke marrë parasysh se bllokimi ndodh pikërisht në kohë fushate zgjedhore dhe bllokada ndaj shtypit duket disi anormale, duke ditur se vetë lideri Berisha dhe znj.Bregu kanë raporte shumë të mira me mediat. Por disa deputetët e PD-së nuk ngurojnë të tregojnë se kanë porosi që të mos krijojnë përplasje me LSI-në pas ikjes së saj nga koalicioni, ndërkohë që të tjerë shprehen qartë dhe shkurt se nuk mund të flasin për mediat pa marrë lejen e znj.Majlinda Bregu. Nisur nga ky urdhër, prej ditësh, në faqet e gazetave mungojnë intervistat e politikanëve të PD-së, ndërkohë që edhe moderatorët e emisioneve televizive, jo rrallë në mënyrë publike kanë shprehur shqetësimin për mungesën e deputetëve demokratë në panelet e tyre. Madje ndonjëri prej tyre nuk ka hezituar të përmendë dhe emrin e znj. Bregu publikisht, për mungesën e demokratëve në përballjet me opozitën. Në një nga mbledhjet e fundit të kryesisë së PD-së, kryeministri Sali Berisha caktoi ministren e Integrimit, Majlinda Bregu si koordinatore të fushatës elektorale. Më pas, në një prej mbledhjeve të grupit parlamentar të PD-së, z.Berisha u përball me reagimin e vetë znj.Bregu, e cila u ankua se deputetët e PD-së po e fusin në sherr me mediat, pasi të gjithë ia lënë asaj fajin për bllokimin e intervistave. Në atë mbledhje, pa praninë e medias, Berisha autorizoi znj.Bregu që dalja e deputetëve të bëhej në bazë të fushave që ata mbulojnë gjatë përballjeve me opozitën në studiot televizive, duke specifikuar që, një ekonomist të flasë për ekonominë. Por në atë mbledhje, Berisha nuk përmendi asnjë bllokim të deputetëve ndaj shtypit, përveç porosisë që të informojnë qytetarët për progresin dhe reformat që ka bërë qeveria përgjatë mandatit të fundit. Por pak ditë më pas duket se znj. Bregu i mori vetë “frenat” në dorë, duke urdhëruar dhe bllokuar daljen e deputetëve nëpër gazeta, ndërkohë që nëpër televizione ka një tolerim fare të vogël. Në këto kushte, asnjë prej deputetëve nuk mund të japë intervista pa u zhbllokuar më parë “urdhri” i brendshëm i koordinatores së fushatës elektorale të PD-së, znj. Majlinda Bregu. Ky bllokim përkon me kohën e ikjes së Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeverisës, ndërkohë që përparësi tashmë u është kushtuar vetëm takimeve me elektoratin të deputetëve në zonat e tyre respektive në qarqet e vendit.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s