SEEMO: Jemi të shqetësuar nga dhuna e qeverisë ndaj Top Channel

protesta4Organizata për Median në Europën Juglindore (SEEMO), degë e Institutit Ndërkombëtar të Shtypit, ka reaguar në lidhje me sulmet e qeverisë ndaj Top Channel.

“Në Shqipëri, më 7 prill 2013, një kameraman për një nga televizionet kryesorë në vend, Top Channel, që po mbulonte një ndeshje futbolli mes Tiranës dhe Skënderbeut, dyshohet se është rrahur nga policia, është ndaluar të filmojë dhe është shoqëruar për një komisariat, ku mesa duket është goditur nga zyrtarë të nivelit të lartë në polici. Kjo ndodhi pas një incidenti që përfshinte tifozë të futbollit dhe policë, kur kameramani i Top Channel po priste tifozët që ishin shoqëruar që të dilnin jashtë. Sipas policisë, kameramani u shoqërua për shkak se nuk kishte pranuar që të identifikohej, nuk është ushtruar dhunë ndaj tij dhe është liruar sapo është identifikuar. Top Channel i hedh poshtë këto deklarata si të pavërteta.

SEEMO thekson se ky nuk është sulmi i parë ndaj Top Channel. Në mars të këtij vitit studiot e këtij kanali u rrethuan nga policia si rezultat i një vendimi shtetëror, pa njoftim paraprak, për të përfunduar një kontratë qiraje me Top Channel. Top Channel mori një letër nga një ministër për përfundimin e njëanshëm të kontratës, e cila ishte e vlefshme deri në vitin 2025,” thuhet në deklaratën e SEEMO./ep

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s