Shkeljet e tenderit për rrjetet numerike të RTSH

studioLigjet që shkelen në projektin me vlerë 20 milionë euro

Qeveria shqiptare ka shpallur një tender për ngritjen e rrjeteve numerike të operatorit publik radioteleviziv, RTSH. Ky projekt, që llogaritet të ketë një vlerë prej rreth 20 milionë eurosh, rezulton të ketë probleme të shumta ligjore, që lënë hapësira për abuzime me fondet, por cenon gjithashtu edhe pavarësinë e operatorëve televizivë lokalë, të cilët vihen në njëfarë mënyre nën kontroll shtetëror.

Tenderi për projektin në fjalë është në shkelje të ligjit nr. 97 të vitit 2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, pasi projekti është tërësisht i koordinuar me zhvillimet mediatike, ato të AMA-s, ku mungon gjysma e këshillit dhe ato të operatorit publik, ku prej një viti e gjysmë drejtojnë njerëz me mandate të përfunduara, në kundërshtim me ligjin. Projekti ka qëllime të hapura vasaliteti dhe selektimi të mediave lokale që do të përzgjidhen për të transmetuar në network-un e rrjeteve numerike të RTSH, duke shtetëzuar tregun mediatik.

Tenderi shkel edhe ligjin “Për prokurimet publike në Republikën e Shqipërisë”. Në dosjen e prokurimit që shërben si bazë e entit prokurues për të hartuar një ofertë mbi objektin e prokurimit mungon një projekt i mirëfilltë për ngritjen e rrjeteve numerike të operatorit publik, që do të garantonte kushte për konkurrim të paanshëm dhe të hapur ndërmjet të gjithë kandidatëve ofertues. Në projekt janë bashkëngjitur diagrama të huazuara nga KKRT që tashmë janë të vjetruara, si bazë e projektit dhe RTSH, si përfituese e rrjeteve nuk ka një projekt zyrtar dhe asnjë studim fizibiliteti për ardhmërinë dhe suksesin e projektit dhe investimit.

Vetë procedura e prokurimit është në kundërshtim me ligjin për prokurimin publik nr. 9643, si dhe me VKM nr. 166, datë 06.03.2013. Ministri i Inovacionit në urdhrin nr. 4. datë 29.3.2013 mbi përcaktimin e rregullave për procedurën me negocim, në aneksin 1, shprehet se autoriteti do të përdorë procedurën me negocim, me shpallje kur në përgjigje të dy procedurave të njëpasnjëshme, të gjitha ofertat janë të pavlefshme apo nuk përmbushin kërkesat e dispozitave ligjore kombëtare dhe për sa kohë që në kontratë nuk është bërë ndonjë ndryshim thelbësor, sipas përcaktimeve në rregullat e prokurimit.

Nisja dhe zhvillimi i të gjitha procedurave që nga shpallja, siç e ka përcaktuar në urdhrin nr. 4 vetë zoti Pollo janë kryer në shkelje të ligjit dhe akteve nënligjore. Neni 16 i Rregullores thotë se:

1. Autoriteti kontraktor që kryen procedura prokurimi për kontrata publike me anë të procedurës me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit, bën shpalljen publike për kryerjen e llojit përkatës së prokurimit.

2. Shpallja publike për kryerjen e prokurimit botohet në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe në të paktën një gazetë me shpërndarje në Europë.

3. Të gjitha shpalljet e prokurimeve shpallen në faqen e internetit të Autoritetit Kontraktues si dhe në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik.

Por në të vërtetë, tenderi nuk është botuar në Buletinin e APP, nuk është botuar në asnjë gazetë ndërkombëtare dhe nuk është botuar në asnjë gazetë kombëtare. Praktikisht informacioni është marrë vetëm në faqen e Ministrisë dhe vetëm për dokumentacionin e tenderit.

MITIK nuk ka përcaktuar formën e tenderit, dhe nuk dihet nëse bëhet fjalë për një tender të hapur, lokal, ndërkombëtar, apo për një koncesion?! Edhe në mungesë të projektit, MITIK ka marrë përsipër që fituesit t’i marrë 150 000 euro për projektin e bërë nga një shtetas i Zelandës së Re, i paidentifikuar.

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Shqip

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s