Promovohet “Kohë mashtrimesh”

Arben Vata: Sot titulli më aktual se kurrë

a-vata

Promovimi i librit “Kohë Mashtrimesh” i gazetarit Arben Vata u zhvillua dje në Universitetin Europian të Tiranës (Botuar nga Shtëpia Botuese UET Press). Autori ka bërë një përmbledhje artikujsh të botuar në shtypin periodik gjatë periudhës 2004-2013.

Vata tha se “artikujt pasqyrojnë ngjarjet dhe dukuritë e realitetit tonë gjatë kësaj periudhe, si kanë ndodhur, pa u ndikuar nga faktorë të jashtëm”. Në ceremoninë e promovimit të librit, gazetari Vata u shpreh se kishte kohë që e mendonte titullin “Kohë Mashtrimesh” dhe se “sot ky titull është më aktual se kurrë”.

Një prezantim të librit bëri edhe botuesi Henri Çili, i cili e vlerësoi Vatën dhe punën e tij, duke vënë në dukje se “ai asnjëherë nuk i është shkëputur bazës së gazetarisë” dhe se “libri i botuar nga UET Press është edhe një manual për gazetarët e rinj”.

Librin e komentuan edhe Agron Gjekmarkaj, dhe Mentor Kikia, kryeredaktor i lajmeve në Top Channel, të cilët e çmuan si një dëshmi të vlefshme për rrjedhën kronologjike të ngjarjeve në Shqipëri, duke theksuar “se ato që lexojmë në libër për të kaluarën janë duke u rikthyer në situatën aktuale politike”.

Akademiku Artan Fuga, përgjegjës i departamenti i gazetarisë & komunikimit, në Universitetin e Tiranës, e çmon rendësinë e këtij libri duke u shprehur se “Të gjithë gazetarët shqiptarë duhet të kenë kurajën qytetare të Arben Vatës: të ridalin para lexuesit me bilancin e shkrimeve të tyre në vite pa qenë të turpëruar për to dhe t’i thonë atij me zemër të hapur: Ja sesi të kam shërbyer, më gjyko!”

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s