Studentët e gazetarisë do të monitorojnë mediat gjatë fushatës

OSBE dhe Fakulteti i Gazetarisë i Universitetit të Tiranës, kanë nënshkruar dje një marrëveshje që u jep mundësinë studentëve të këtij fakulteti në bashkëpunim me specialistë të OSBE-së të monitorojnë përgjatë 6-javëve në vazhdim rolin e medias dhe rëndësinë e marrëdhënieve me publikun.

Ky monitorim do të bëhet duke u fokusuar tek niveli i gazetarisë ku marrëdhënia me publikun është gjithnjë e më shumë në rritje. Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, theksoi në fjalën e tij se, Shqipëria aktualisht është në një periudhë kyçe për të ardhmen e saj.-Zgjedhjet e 23 Qershorit janë një test i rëndësishëm për Shqipërinë. Mbarëvajtja e tyre do të tregojë nivelin e pjekurisë së demokracisë në vendin tuaj, prandaj dhe media gjatë kësaj periudhe ka një rol thelbësor në rritjen e besimit të qytetarëve karshi procesit zgjedhor, duke dëshmuar seriozitet dhe transparencë të plotë në informimin e publikut-, tha Wollfarth.

Ndërsa dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë, Shezai Rrokaj gjatë nënshkrimit të marrëveshjes theksoi se Fakulteti i Filologjisë ka kapacitet të plotë për të realizuar këtë projekt që do i mundësojë studentëve të gazetarisë të prekin me dorë realitetin e medias në vend.

Kurse shefi i Departamentit të Gazetarisë, Artan Fuga, garantoi impenjim maksimal për zbatimin  me sukses të këtij projekti. Kjo marrëveshje do të nisë monitorimin tre javë përpara nisjes së fushatës elektorale dhe pritet të përfundojë në fund të javës së tretë të fushatës elektorale.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s