Zhvillohet trajnimi për bashkëpunimin polici- media në kuadër të procesit zgjedhor

trajnimi2Në ambientet e Qendrës së Formimit Policor, ditën e sotme u zhvillua seminari trajnues “Mbi rolin dhe detyrat e Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor Qershor 2013 dhe bashkëpunimi Polici-Media”, ne qendër të të cilit janë marrëdhëniet Polici-Media në kuadër të procesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë.

Ky seminari trajnues u organizua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me OSBE-në dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Temat e trajtuara gjatë këtij seminari ishin fokuasuar mbi rolin e policisë në kuadër të procesit zgjedhor, legjislacioni mbi zgjedhjet duke ju referuar detyrave të punonjësve të policisë, roli i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe bashkëpunimi polici-media në këtë kuadër.

I pranishëm në ceremoninë e hapjes së këtij trajnimi ishte i pranishëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Z. Hysni Burgaj, i cili e konsideroi këtë takim, si më të rëndësishmin mes takimeve në kuadër të procesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë.

“Ndihem shumë i privilegjuar që sot jam këtu, në mënyrë të veçantë, së bashku me ju gazetarë të nderuar, që me punën dhe përkushtimin Tuaj përcillni çdo ditë, në kohë reale, informacionin mbi çdo aspekt të jetës së shoqërisë shqiptare.”- u shpreh Z.Burgaj.

Në vijim të fjalës së tij Z. Burgaj u ndal në rëndësinë e bashkëpunimit Polici-Media, veçanërisht në kuadër të procesit zgjedhor.

“Marrëdhëniet Polici-Media kanë qenë gjithmonë të një rëndësie të veçantë për Policinë e Shtetit, e veçanërisht në kuadër të procesit zgjedhor, dhe ky trajnim që ju do të zhvilloni sot, shpreh bindjen që do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, me qëllim që ky bashkëpunim të jetë sa më funksional dhe t’i shërbejë publikut, medias dhe policisë.

Policia e Shtetit gjatë proceseve zgjedhore të viteve të mëparshme, ka treguar se është e hapur dhe transparente me median dhe publikun, duke marrë dhe vlerësime shumë pozitive edhe nga ndërkombëtarët, por në radhë të parë nga publiku.

Realizimi i një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe transparent me mediat i ka shërbyer më së miri pasqyrimit të angazhimit të Policisë së Shtetit për përmbushjen me profesionalizëm të detyrave gjatë gjithë procesit zgjedhor, si dhe informimit të publikut në kohën e duhur dhe në mënyrë korrekte për çdo rast dhe mbi veprimet e kryera nga strukturat policore.”- vuri në dukje Z.Burgaj.

Gjatë fjalës së tij gjithashtu Z.Burgaj, falenderoi gazetarët e pranishëm për bashkëpunimin e ofruar në vazhdimësi institucionit të Policisë së Shtetit, si dhe për pasqyrimin real dhe me profesionalizëm të çdo lajmi që lidhet me policinë, duke luajtur kështu një rol thelbësor në transparencën e veprimtarisë së çdo strukture të Policisë së Shtetit për publikun e gjerë.

“Me impenjimin tuaj të jashtëzakonshëm ju jeni bërë tashmë pjesë e pandarë e punës sonë, duke ndihmuar në forcimin e urave të komunikimit dhe bashkëpunimit me qytetarët.

Ne ndjekim me vëmendje çdo vlerësim tuajin, ashtu siç marrim në konsideratë dhe analizojmë çdo kritikë Tuajën, duke marrë masa të menjëhershme për mënjanimin e problematikës së evidentuar.

Besoj se ashtu sikundër deri tani, Ju do të vazhdoni të jeni pranë publikut, duke transmetuar me vërtetësi e profesionalizëm informacionet më të fundit, si dhe duke bërë prezent çdo shqetësim të qytetarëve. Në këtë mënyrë Ju jepni një kontribut të çmuar dhe për Policinë e Shtetit.” – theksoi Z.Burgaj.

Po ashtu Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit evidentoi masat e marra nga Policia e Shtetit në kuadër të procesit zgjedhor.

“Policia e Shtetit, krahas masave të marra për përmbushjen me sukses të detyrave  që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor, ka marrë të gjitha masat për ofrimin e një informacioni sa më të shpejtë dhe sa më profesional në kuadër të këtij procesi, si dhe për të qenë sa më transparent me median dhe mbi të gjitha me publikun.”- u shpreh Z. Burgaj.

Në përfundim të fjalës së tij Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duke e konsideruar rolin e medias si pjesë e suksesit të Policisë gjatë këtij procesi, shprehu bindjen se dhe gjatë këtij procesi zgjedhor niveli i bashkëpunimit Polici –Media do të jetë në standarded më të larta.

Në këtë seminar trajnues morën pjesë Specialistët e Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Specialistët e ngarkuar për komunikimin me median në Drejtoritë e Policisë së Qarqeve, personat e caktuar në ndihmë të tyre për një komunikim sa më efikas me median gjatë procesit zgjedhor, si dhe përfaqësuesit e medias.

Lektorë në këtë trajnim ishin ekspertë të OSBE-së, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Policisë së Shtetit. Po ashtu një pjesë e rëndësishme e trajnimit ishte dhe bashkëpunimi me median në kuadër të këtij procesi që u trajtua nga gazetarët e pranishëm.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s