TVSH i pashikueshëm, nga mëngjesi në darkë flet vetëm për suksese

rtsh3Radiotelevizioni Publik Shqiptar sot prezantohet me një programacion shumë të varfëruar. Ka mbetur shumë pas asaj që duhet të shfaqte dhe transmetonte për publikun. Sot RTSH e ka humbur publikun, dhe ka mbetur shumë pas nga disa televizione të tjera private, të cilët e konkurrojnë jo vetëm në edicionet informative, por dhe programacione të tjera që kanë synim informimin dhe argëtimin. Përballë tyre RTSH duket si një ngrehinë e vjetër, që as nuk merret vesh se çfarë po ndodh në këtë institucion, pasi ka mbetur me një format shumë të vjetruar dhe aspak aktual për kohën e sotme. Kritika shumë të forta ndaj kësaj media publike që mbahet me taksapaguesit shqiptarë vijnë dhe nga emra të njohur të artit, kulturës e më gjerë, por nuk mungojnë dhe ata që për shumë vite kanë qenë punonjës në këtë institucion. Sipas regjisorit Alfred Bualoti,  i cili ka punuar aty për vite të tëra, ky stacion është bërë i pashkueshëm, nuk qëndron pranë njerëzve dhe problemeve të jetës, dhe ekrani i tij sot është shumë i varfër. “E kam thënë dhe herë të tjera që pothuajse nuk e ndjek RTSH. Sot Radiotelevizioni Publik Shqiptar nuk është pranë njerëzve, nuk është pranë problemeve sociale dhe shoqërore të jetës. Nuk gjendet tek një përmbytje që ka kaluar Shqipëria apo dhe në një fatkeqësi tjetër. RTSH-ja nuk është atje ku ne kërkojmë që të jetë, është shumë mbrapa dhe me televizionet e tjera private”, tregon regjisori Alfred Bualoti. Edhe pse ka një buxhet të garantuar nga shteti, për regjisorin Alfred Bualoti është e padrejtë se si shpërdorohen në këtë mënyrë paratë e taksapaguesve shqiptarë në një ekran që sipas tij nuk ka asgjë, duke veçuar Emisionin Sportiv që duket se ka pak ndryshim nga formati që ka mbuluar të gjithë programet e tjera. Sipas tij, është e papranueshme që kur në shoqërinë shqiptare sot ka shumë probleme, në TVSH flitet vetëm për suksese. “Ç’të shikojmë në TVSH? Është e tmerrshme që nga mëngjesi deri në darkë flitet vetëm për suksese, kur nuk shfaqet ajo pjesë e jetës që ka probleme. Sot ne mund të shohim televizione shqiptare e të huaja dhe me gjithçka që duam. Nga kjo është e dukshme se RTSH nuk është në lartësinë e duhur, duke mos folur në raport me të huajt, por me tanët. Në këtë drejtim, unë mendoj se duhet të ndryshojnë shumë gjëra. Po të shohim televizionet e huaja publike, vërejmë se ato janë të fokusuara në problemet sociale të shoqërisë. Këtë nuk e bën televizioni ynë, edhe pse në Shqipëri këto probleme janë shumë”, tregon regjisori Bualoti. Sipas tij, pas në problematikën e  RTSH nuk mbetet dhe politizimi i tij, që sot e ka pushtuar këtë media publike.

Këshilli Drejtues, asnjë ndikim në RTSH

Për situatën që është krijuar sot në Radiotelevizionin Publik Shqiptar, regjisori Alfred Bualoti bën përgjegjës dhe Këshillin Drejtues të tij. “RTSH ka dhe një Këshill Drejtues, por unë nuk e di se çfarë bëjnë ata njerëz në atë këshill. Nuk kuptoj se ku shkojnë lekët e taksapaguesve shqiptarë për një televizion që ka humbur shumë gjatë dy dekadave”, shprehet regjisori Bualoti. RTSH ndër vite ka pasur dhe një arkivë shumë të pasur, jo vetëm me prodhime kinematografike por dhe me shumë aktivitete të tjera, qofshin këto kulturore, historike, etj. Por sot fatkeqësisht kjo arkivë e pasur pothuajse nuk shfaqet në RTSH. “Sigurisht që RTSH ka pasur një arkivë të pasur, por unë nuk jam në gjendje të them se si është ajo sot, apo çfarë mund të jetë bërë me të. Sigurisht që dhe filmat duhet të shfaqen, apo dhe materiale të tjera nga arkiva, por kjo ka munguar”, tregon regjisori Alfred Bualoti. Reagimi i regjisorit Buallti vjen në një moment kur ka pak ditë që ka hyrë në fuqi dhe ligji i ri  “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Sipas këtij ligji sot në RTSH duhet të ketë ndryshime në drejtimin e tij dhe në Këshillin Drejtues, por kjo gjë deri tani nuk është zbatuar.  Nga Julia Vrapi

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Sot

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s