Mazhoranca mban peng KKRT-ne

Edhe pse prej kohësh bënte thirrje për plotësimin e vendeve vakante në KKRT, mazhoranca ka bojkotuar mbledhjen e Komisionit të Medias për këtë qëllim. Përmes një vendimi të paargumentuar, por të denoncuar nga opozita si të qëllimshëm për motive politike, deputetët demokratë kanë lënë bosh karriget e tyre në mledhjen e komisionit të Medias, ku në rend të ditës ishte parashikuar shpallja e vendeve vakante për plotësimin e AMA-s dhe Këshillin Drejtues të RTSH-së, përfshirë kryetarin e tij. Sipas kryetares së Komisionit parlamentar të Medias, Valentina Leskaj, bojkoti i PD-së është një vendim politik, për të mos i dhënë mundësi Kuvendit të plotësojë vendet vakante. “Arsyeja e mungesës së mazhorancës është mungesa e vullnetit politik, se padyshim këtu nuk është çështje e deputetëve, deputetët kanë marrë urdhër, është mungesa e vullnetit politik për të plotësuar vendet vakante dhe për t’i bërë të ligjshme, e theksoj, për ti bërë të ligjshme dy entet rregullatore mediatike, të cilat aktualisht janë të paligjshme për sa kohë që KKRT-ja vepron vetëm me përfaqësuesit e mazhorancës dhe Këshillit Drejtues të RTSH-së i ka mbaruar mandati një vit e gjysmë përpara, jo vetëm Këshillit Drejtues, por edhe drejtorit dhe një sërë institucionesh që derivojnë nga Këshilli Drejtues dhe nga kërkesa e këtij ligji,” tha Leskaj. Mbledhja e Komisionit të Medias ishte publikuar edhe në faqen online të Parlamentit.  Me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri në 4 prill, duhet të plotësoheshin vendet në KD të RTSH, por edhe rikompozimi i Autoritetit Audio-viziv, ish-KKRT-ja. Por për shkak se parlamenti shpërndahet në javën e parë të majit, sipas opozitës, kjo është një taktikë për ta shtyrë zëvendësimin e këtyre anëtarëve.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s