KSHH dënon dhunën ndaj gazetarit të Top Channel: Policia në duart e pushtetit

kshhKomiteti Shqiptar i Helsinkit ka dënuar dhunën e ushtruar nga punonjësit e policisë ndaj një gazetarit të Top Channel, Gent Balla, gjatë kohës që ai kryente detyrën e tij. KSHH shpreh mbështetjen ndaj reagimit publik të Unionit të Gazetarëve, të cilët me të drejtë tërheqin vëmendjen dhe thekson se ky rast i dhunimit dhe pengimit të gazetarit për të kryer detyrën, nuk është i vetëm. “Ata vënë në dukje se kohët e fundit ka patur ankesa edhe nga gazetarë e reporterë të tjerë, raste që në tërësinë e tyre, mund të përbëjnë indicie për ekzistencën e një klimë jo të qetë, që pengon veprimtarinë e lirë të medieve, të cilat ka detyrën fisnike për informimin e shpejtë, të drejtë e të gjithanshëm të publikut. Ne mendojmë se ashtu sikundër duhen inkurajuar e mbështetur veprimet e ligjshme të Policisë së Shtetit, po me aq force duhen dënuar e kritikuar sjellje e qëndrime të këtij organi, që cenojnë të drejtat e liritë e shtetasve, apo të medieve, në veçanti. Nga organet e policisë pritet, që në këtë periudhë parazgjedhore dhe të tensionuar, për shkak të veprimtarive të shumta politike, të rritin kujdesin për të ndihmuar organet e medieve dhe jo t’i pengojnë ato, sepse informimi i publikut aktualisht merr rëndësi të veçantë për publikun e gjerë dhe për zgjedhësit në veçanti”, shprehet KShH. Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka theksuar se Policia e Shtetit duhet të tregojë se nuk është në duart e pushtetit dhe të mbajë një qëndrim ligjor ndaj këtij akti. “Së fundi, por jo për shkak të rëndësisë, dëshirojmë të tërheqim vëmendjen e organeve të Policisë së Shtetit dhe t’u kërkojmë atyre të mbajtur qëndrime ligjore e profesionale në lidhje me kërkesat dhe njoftimet e subjekteve të ndryshëm për të zhvilluar tubime (manifestime). E drejta për tubim dhe manifestim është një nga liritë dhe të drejtat më të rëndësishme politike të shtetasve, e garantuar nga Kushtetuta dhe KEDNJ. Organet e policisë kanë detyra të qarta ligjore për t’i mbështetur dhe ndihmuar ato, për të mbrojtur të drejtën e çdo personi, për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore, pa armë. Çdo qëndrim tjetër do të ishte antikushtetues dhe antiligjor. KSHH pret, ashtu sikundër i gjithë publiku, të informohet në vazhdimësi lidhur me çështjet që parashtron kjo deklaratë dhe shpreson që Policia e Shtetit do të dijë të shfrytëzojë rastin për të treguar se është organ i depolitizuar dhe se zotëron kapacitete të larta profesionale dhe të etikës”, thekson KSHH.

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Sot

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s