RTSH në shërbim të qeverisë, qytetarët paguajnë 12 mijë lekë në vit për fushatën e Berishës

rtsh3Radiotelevizioni Publik Shqiptar sot nuk mund të quhet publik. Kemi sot një media që mbahet nga taksapaguesit shqiptarë, por që është vetëm në shërbim të qeverisë. Kjo gjë shihet qartë sot në ekranin e tij, i cili për shkak të politizimit të tejskajshëm ka humbur dhe publikun. Ish gjiganti RTSH sot është kthyer në një bastion të qeverisë aktuale, që duket se këtë media publike e përdor vetëm në favor të saj. Në fakt nuk është folur pak për politizim që ka sot RTSH, madje jo pak debate ka ngjallur dhe me politikanëve, por duket se është e largët dita kur RTSH do të ketë funksionin e tij publik. Një shkelje e fundit që është vënë re nga kushdo dhe e ngritur nga Partia Socialiste është ajo e kronikave të stërzgjatura të aktiviteteve të kryeministrit Sali Berisha. Dhe për të shkuar më tej me gjithë këtë shëmbëlltyrë të së keqes ku abuzivizmi shikohet qysh jashtë ndërtesës, RTSH merr dhe 1 mijë lekëshin çdo muaj në faturën e dritave, për të cilën publiku është detyruar të shikojnë arritjet e qeverisë apo emisionet e dështuara. Prej vitesh televizioni shqiptar zgjodhi rrugën t’i shërbejë qeverisë dhe kryeministrit, në vend që të ishte përkrah publikut dhe t’i shërbente atij. Ajo që shihet edhe sot, është se ky televizion vazhdon ta thellojë keq e më keq marrëdhënien me publikun, duke harruar se RTSH merr dhe paratë e tij. Të gjithë edicionet e lajmeve janë në pjesën më të madhe me fjalimet e kryeministrit apo të ministrave, të cilët duket sikur e kanë media private. Flitet për arritje të qeverisë në një kohë kur politikat aktuale kanë treguar të kundërtën.

“Në këtë televizion në 40% të kohës del kryeministri, pjesën tjetër e ka Partia Demokratike, Kryetarja e Parlamentit bashkë me sekretarin e rinisë të Partisë Demokratike dhe, në fund fare, ka edhe pak pjesë kohë, Presidenti, sepse qenka edhe ai që duhet të flasë ndonjëherë në televizion për të dhënë dekorata. Kjo është historia e këtij televizioni”, pohuan disa ditë më parë përfaqësues të opozitës në Komisionin e Medias kur u diskutua raporti vjetor i RTSH. Ligji ia ka vënë të qarta detyrat RTSH-së mbi qëllimet kryesore të veprimtarisë, ku duhet t’i përgjigjet interesave, kërkesave dhe shqetësimeve të të gjithë popullatës, por kjo gjë deri më tani në këtë media publike nuk është parë. Shqetësimi u theksua sërish dhe në raportin që u diskutua para disa ditësh në Komisionin e Medias, ku kryetarja e komisionit Valentina Leskaj u shpreh: “Sipas raporti të fundit i KKRT-së i muajit shkurt, si edhe të gjitha raportet dhe përmbledhjet vjetore, e nxjerrin RTSH-në jo zbuluar, por në një situatë shumë të rëndë. Po ju them se në muajin shkurt, në qoftë se maxhoranca ka pasur 203 minuta kohë në dispozicion gjatë edicionit të lajmeve, opozita ka pasur 27 minuta”. Por RTSH tashmë nuk ka më se çfarë të japë për taksapaguesit shqiptarë, sepse puna e tij duket se është përqendruar vetëm për të treguar aktivitetin e qeverisë. RTSH sot me rreth 1 mijë punonjës, është vënë i gjithi në shërbim të politikave të një maxhorance, duke denigruar jo vetëm opozitën, por duke injoruar edhe taksapaguesit shqiptarë.

RTSH dhe drejtori i paligjshëm

Radiotelevizioni Publik Shqiptar në shërbim të pushtetit kur duhet të ishte publik, duket se nuk e shqetëson aspak drejtorin e përgjithshëm të RTSH, Petrit Becin, i cili vijon ende të ushtrojë detyrën edhe pse në kundërshtim me ligjin. Më datë 4 prill 2013 hyri në fuqi dhe ligji i ri “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe miratimi i tij e largon përfundimisht Petrit Becin nga detyra, edhe pse ai mundohet të jetë në jetë funksion. Realiteti është i dhimbshëm për këtë media publike, që ka humbur shumë nga e kaluara, nga shërbimi ndaj qytetarëve. RTSH sot duket si një relike e vjetër, pasi problemet janë shumë të mëdha edhe në programacion apo dhe në teknologjinë e tij. Edhe pse një institucion publik asgjë nuk dihet sot se si shpenzohet buxheti, lekët e taksapaguesve shqiptarë. RTSH dikur me një publik të konsiderueshëm sot ka mbetur ekrani më i zbehët në vend. Nuk ka asgjë që të tregojë punën e mirë për të ndryshuar kjo gjë. Nga Julia Vrapi

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Sot

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s