Dhuna ndaj operatorit të TCH, pezullohet Breçani

e-brecaniPolicia e Shtetit njoftoi sonte në mbrëmje se është pezulluar nga detyra zv-drejtori i Policisë së Tiranes, Erzen Breçani, pasi dhunoi dy ditë më parë kameramanin e Top Channel, Gent Ballta.

Sipas një njoftimi për shtyp të zëdhënëses Laura Totraku, thuhet se “Lidhur me rastin e bërë publik nga televizioni Top Channel, që bën fjalë për dhunimin e operatorit të këtij televizioni, ditën e sotme, rreth orës 14:00, nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, është marrë masa e pezullimit paraprak nga detyra, ndaj zv-drejtorit për Sigurinë Publike, të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, z. Erzen Breçani, pasi ndaj tij ka filluar ecuria disiplinore”.

Kjo masë vjen vetëm pas presionit mediatik dhe atij të opinionit publik, pasi Policia e Shtetit në fillim heshti, për ngjarjen e rëndë, dhe më pas reagoi duke thënë se nuk do të merrte masa, pasi nuk ishte ushtruar dhunë ndaj kameramanit të Top Channel.

Por presioni dhe protesta e lajmëruar për nesër, para Kryeministrisë, duket se detyroi qeverinë të marrë këtë vendim, një mënyrë për të shuar protestën dhe ulur presionin në këtë prag-fushate delikate për qeverinë.

Një ditë më parë, Top Channel iu drejtua, me anë të një letre, ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, dhe për dijeni kryeministrit Sali Berisha, ku shprehu protestën për ngjarjen e rëndë dhe dhunimin e operatorit nga zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Qarkut Tiranë, Erzen Breçani, për më tepër brenda në ambientet e Komisariatit numër 1.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Dita

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s