Komisar Breçani, presion operatorit të Top Channel në zyrat e SHKB-së

Një skandal tjetër ka pasuar sjelljen e papërgjegjshme të komisar Erzen Breçanit ndaj operatorit të Top Channel. Ndërsa ai ka qenë sot të denonconte komisarin dhe dhunën e tij mbi operatorin në zyrat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Policisë (SHKB), dikush nga ky institucion ka njoftuar Breçanin për denoncimin.

Ndërkohë që operatori ka qenë duke bërë denoncimin, është hapur dera dhe Komisar Breçani ka hyrë brenda duke pyetur operatorin pse ndodhej aty.

-Ke ardhë të bësh denoncimin, i tha në mënyrë kërcënuese.

Operatori i është përgjigjur me “Po”.

-Mirë, mirë, bëje se do shihena, ka thënë komisari dhe është larguar.

Skandali i parë ka të bëjë me vetë SHKB-në, e cila dekonspiron një denoncues të dhunës nga një polic dhe ana tjetër e errët e kësaj historie është fakti që komisari e trajton SHKB-në si një institucion pa vlerë dhe guxon të bëjë presion dhe duke i pasur ata dëshmitarë.

Trimërimi i komisarit vjen për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me familjen Berisha dhe përdorimin e tij në krime politike si ai i 21 janarit dhe grevës së urisë të ish- të persekutuarve në muajin tetor.

Pak kohë pasi operatori bëri denoncimin, policia mohoi dhunën ndaj tij, edhe pse shenjat e dhunës janë flagrante dhe komisari e ka qëlluara të në zyrën e tij.

Vetë Top Channel me anë të një letre drejtuar Ministrit të Brendshëm, Flamur Noka dhe për dijeni kryeministrit Sali Berisha ka shprehur protestën për ngjarjen e rëndë dhe dhunimin e operatorit të tij nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, saktësisht prej Zëvendësdrejtorit të Drejtorisë së Qarkut Tiranë, Erzen Breçani, dhe për më tepër brenda në ambientet e Komisariatit 1.

Në letër Top Channel ka dënuar dhunën dhe i ka kërkuar Ministrit të Brendshëm që të marrë masa ndaj përgjegjësve të ushtrimit të saj, të cilët janë njerëz me uniformë. Në letër thuhet: ‘Dhunimi i operatorit në krye të detyrës, nga një punonjës i lartë i Policisë së Shtetit, për më tepër brenda mjediseve të Komisariatit, përbën një ngjarje të paprecedent dhe në shkelje të rëndë të ligjit nga drejtuesit më të lartë të Policisë së Tiranës. Pikërisht nga ata që kanë për detyrë respektimin e ligjit dhe garantimin e jetës së qytetarëve. Kjo ngjarje, dhuna dhe intimidimi më pas ndaj operatorit të Top Channel, krijon një klimë tensioni të pakërkuar, të panevojshme në raportet mes Policisë së Shtetit dhe medias, dhe Top Channel në veçanti. Dhuna ndaj punonjësve të medias gjatë kryerjes së detyrës dhe më konkretisht nga një punonjës i lartë i Policisë së Shtetit me uniformë brenda në zyrat e shtetit, bie ndesh edhe me vetë deklaratat e kryeministrit Berisha, që më shumë se njëherë dhe publikisht e ka pozicionuar veten si një mik të gazetarëve dhe një dashnor të fjalës së lirë’.

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s