Përshëndetje në 5-vjetorin e radios “Dituria”-Suedi

radio-dituriaNë këtë ditë të shënuar për  Bashkësinë Shqiptare, në Boras e më gjerë në Suedi, por dhe për ju miq suedezë,  ju dërgojmë përshëndetjet dhe urimet  tona më të përzemërta, me rastin e festimit të 5-vjetorit të emisionit të parë në gjuhën amtare shqipe, në Radion Lokale “Dituria”! Në vetë emërtimin e kësaj Radioje, shprehet kaq bukur përmbajtja dhe detyra  kryesore e saj, të cilën ajo e ka kryer dhe po vijon ta kryejë: me sukses të plotë, me atdhetarizëm e profesionalizëm.

Ne jemi të gëzuar e të kënaqur, kur kujtojmë me emocione se, një vit më parë, festuam aty së bashku me ju, 5-vjetorin e Qendrës  Kulturore Shqiptare “Migjeni” dhe të Revistës “Dituria”. Kështu, edhe manifestimi  juaj  sot, është në vazhdimësinë e veprimtarive të bukura, që organizohen nga Bashkësia Shqiptare në Suedi. Sigurisht, kjo është meritë  edhe e shoqatave  tjera  atdhetare e kulturore shqiptare, të cilat veprojnë në Suedi dhe e Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë, “Papa Klementi XI”.

Ne, kolegëve, miqëve dhe dashamirëve në Shqipëri, na gazojnë dhe na entusiazmojnë arritjet tuaja, duke përhapur e propaganduar historinë dhe traditat tona të lashta shqiptare, si përmes valëve të Radios “Dituria”, me shfaqjet kulturore e artistike dhe me anën e botimeve të shumta të autorëve shqiptarë atje.

Duke u ndodhur me mendje e zemër ndërmjet jush, në atë festë të bukur të 5-vjetorit të Radios Lokale “Dituria”, ju urojmë sinqerisht për punën fisnike, që keni bërë deri tani. Njëkohësisht, jemi të bindur që, edhe në të ardhmen, ju do të ecni në në këtë udhë të drejtë, duke vazhduar të jeni misionarë të popullit shqiptar,  në mjedisin e ngrohtë dhe mikpritës demokratik suedez, ku keni gjetur mbështetje dhe ndihmë bujare e të pakursyer.

Me shumë respekt për të gjithë ju, dëshirojmë të keni kurdoherë:

Shëndet të plotë, arritje në punë e begati, gëzime dhe lumturi në familjet tuaja!

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s