Media në ditë të mjerueshme, gazetarët të premten në protestë

protesta4“Republika jonë dhe gazetaria do të ngrihen ose do të fundosen së bashku. Një media cinike, mercenare, demagoge, me kalimin e kohës do të prodhojë një publik po aq pa vlerë sa vetja”.

Kështu do të deklaronte në maj të vitit 1904 Joseph Pulitzer, por duket se kaq mercenare dhe demagoge është media sot në Shqipëri.

Sipas kryetarit të Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, media në Shqipëri është në ditën e saj më të zezë që pas vitit 1990. Gazetarë të papaguar, të flakur në rrugë, nën presion, jo të  lirë, pa kontrata pune, e rrallë herë dhe të paarsimuar është çka gjen sot në mediumet shqiptare. Vazhdoni leximin

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

RTSH, kredi 20 milionë euro pa plan studimi mbi shlyerjen

dok1Fatjona Mejdini

Dixhitalizimi: Ministri Pollo, taksë 150 mijë euro fituesit për një kompani që do e ndihmojë vetëm në negocim

Projekti i rëndësishëm i dixhitalizimit të transmetimeve televizive me vlerë 20 milionë euro, përveç problematikës në procesin e tenderimit, shfaq mangësi dhe në mënyrën e përzgjedhur të financimit të tij. I ndërtuar për t’u paguar nga RTSH-ja me kredi, projekti nuk është i bazuar mbi një studim të fizibilitetit financiar, mbi mënyrën sesi RTSH-ja do të paguajë nga taksat e shqiptarëve 20 milionë euro, plus interesat bankare, gjë e cila mund të çojnë në rrezik vetë funksionimin normal të një enti të tillë publik. Nga ana tjetër, Ministria për Inovacion, si autoriteti kontraktor, ka mungesë transparence në momentin që i kërkon firmës fituese të paguajë edhe një kosto prej 150 000 eurosh për të paguar dhe një firmë konsulence që do të ndihmojë në negocim. Ministria nuk ka çelur asnjë garë publike për të përzgjedhur një kompani të tillë, pavarësisht shumës së madhe që kërkon në emër të saj për ekspertizë. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

Kronika e zezë dhe aspekte të etikës

Ferdinand Dervishi

f-dervishi

Problemi më i dukshëm

A do të dukej i vdekur një shkrim i pashoqëruar me fotografi të objektit të tij? A do të linte përshtypjen e pretenduar televizive lajmi i një vrasjeje të sapondodhur, por të mbuluar me pamje të vjetra nga arkivi?

Sigurisht që mëkati i publikimit të fotografive apo pamjeve jo të denja, që për shkak të etikës gazetareske kanë nevojë për gërshërët e censurës logjike, është para së gjithash rezultat i një kërkese të fortë dhe ndonjëherë ultimative të drejtuesve e pronarëve të mediave shqiptare, kjo, së pari, edhe për shkak të konkurrencës. Vazhdoni leximin

E drejta e autorit, mungesa e bashkëpunimit ndër-institucional mban gjallë piraterinë

terrorizmiDita Botërore e Pronësisë Intelektuale solli edhe një herë në vëmendje problematikën e madhe që ka sjellë pirateria në vendin tonë. Prej vitesh të drejtat e autorit nuk respektohen, duke sjellë humbje të mëdha për të gjithë autorët e krijuesit e veprave. Jo veçse kopjimi e shpërndarja e muzikës apo videove, siç njihet rëndom e drejta e autorit, por edhe përdorimi i veprave artistike, letrare e shkencore apo shumëfishimi i programeve kompjuterike, pa marrë leje apo autorizim nga titullarët a krijuesit e tyre, përbën shkelje penale, e cila në bazë të ligjeve që Shqipëria ka ratifikuar, dënohet me gjobë e deri në burg. Shkelës ka, duke filluar nga radiot dhe televizionet, baret, pub-et e restorantet, por ende mbetet shumë për mbrojtjen e të Drejtës së Autorit. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Sot

Tenderi për dixhitalizimin, afate dhe procedura të dyshimta

dixhitalizimi1Fatjona Mejdini

Projekti 20 milionë euro – Ministria për Inovacionin nuk përcakton qartë llojin e tenderimit dhe nuk përputh afatet

Tabela 1 dhe 2  – Në njoftimin e “Financial Times” jepet data 5 prill për prezantimin e ofertave dhe 6 maji për mbylljen e afatit të marrjes së tyre. Në buletin e APP jepet data 12 prill për prezantimin e ofertave dhe 13 maji për mbylljen e afatit të marrjes së tyre.

Detaje – Ministria vendos datë fikse 31 majin për nënshkrimin e kontratës me firmën fituese, duke mos llogaritur në terma dhe afate një proces të mundshëm animimi të operatorëve të interesuar. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip