Turqia llafazane

Nga “The Times”
t-erdoganWinston Churchill ka thënë: Historia do të jetë e këndshme me mua, sepse kam ndërmend ta shkruaj. Por, kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan është më i padurueshëm. Ai do shtypin, – i cili tradicionalisht ofron draftin e parë të historisë, – të jetë i këndshëm me të. Gazetarët që nuk marrin parasysh këtë dëshirë, paguajnë çmim të lartë. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, me seli në Nju Jork, thotë se Turqia është “gardiani më i keq në botë” i gazetarëve. Së paku 49 reporterë janë prapa grilave. Me këtë hyrje nis një shkrim dje në të përditshmen britanike “Times”. Gazeta vë në pah se diskutimi i politikave kurde në Turqi ndiqet penalisht, në bazë të ligjeve të hartuara për kriminalizimin e propagandës terroriste. Dhe, Tayip Temel është një viktimë tipike. Kryeredaktori i së përditshmes kurde, Azadiya Welat, përballet me më shumë se 20 vjet burgim, nën akuzën e të qenit anëtar i një organizate të ndaluar kurde. Qeveria ka përdorur punën e publikuar të Temel-it, së bashku me bisedat e përgjuara telefonike me kolegë dhe burime të lajmeve, si prova kundër tij.
“Times” shkruan se një mënyrë tinzare e represionit në shtyp është edhe vesi i qeverisë për të ushtruar presion mbi shefat e mediave, që të shkarkojnë gazetarët kritikë ndaj politikave të saj. Disa gazetarë të profilit të lartë në Turqi janë pushuar në muajt e fundit. Vetëm dy javë më parë, gazeta “Milliyet” ka ndërprerë bashkëpunimin me Hasan Cemal-in, njërin nga shkrimtarët më të respektuar në vend. Cemal është përjashtuar nga bosët, pasi kryeministri Erdogan e ka kritikuar atë për publikimin e një shkrimi në lidhje me procesin e paqes me kurdët.
“Këto janë tatëpjeta të shëmtuara, represive dhe të pashpresa drejt autoritarizmit, në një vend që renditet si ekonomia e 17-të e botës dhe që, nën Erdoganin, dukej se lëvizte drejt demokracisë”, shkruan “Times”. Sipas gazetës, reformat e kryeministrit, që dikur kanë impresionuar liberalët turq dhe kanë fituar duartrokitje nga miqtë e Ankarasë në Perëndim, duket se janë avulluar si uji në një tigan të nxehtë. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e zotit Erdogan nuk ka arritur të kuptojë se “liria e shtypit nuk është vetëm e rëndësishme për demo-kracinë, por është demokraci”, shkruan “Times”, duke cituar thënien e gazetarit amerikan, Walter Cronkite. Ky është fakt se si qeveritë në mbarë botën luftojnë për të qëndruar. Në Argjentinë, – vijon artikulli, – presidentja Cristina Fernandez de Kirchner, është akuzuar se ka bërë përpjekje të censurojë ata që guxojnë të raportojnë të vërtetën e inflacionit marramendës të Argjentinës dhe ekonominë e tmerrshme. “Strategjia e saj për të dëmtuar gazetat financiarisht, duke detyruar reklamuesit të bojkotojnë publikimet që kritikojnë atë, është censurë nga dera e pasme. Britania ka qenë vendi ku gazetarët nga vendet si Turqia dhe Argjentina kanë kërkuar mbështetje morale. Është e turpshme, se ajo mund të humbasë këtë licencë, pasi liritë e saj të shtypit janë dredhuar”, shkruan “Times”

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s