Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare gazetari Marash Hajati

m-hajatiGazetari i njohur i organeve të shtypit dhe medias në Shqipëri, Marash Hajati është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.

Hajati njihet jo vetëm për shkrimet si publicist, por sepse për 14 vjet me radhë punoi si gazetar dhe drejtor i TVSH-së.

Në vitet ’74-’88, Hajati ka qenë dhe drejtor i përgjithshëm i RTSH-së.

Marash Hajati lindi në vitin 1934 në qytetin e Shkodrës. Shkollën e mesme e kreu më 1952 në qytetin e lindjes. Nga viti 1952 e deri në vitin 1957 ndoqi studimet e larta në Universitetin e Petërburgut, në Fakultetin e Filologjisë, dega gazetari. Diplomohet publicist. Punoi si redaktor në gazetën “Puna” e më pas, sekretar kolegjumi i saj dhe instruktor për shtypin. 

Nga viti 1974 deri në vitin 1988 fillimisht ka qenë Drejtor i Televizionit, e që nga fillimet e viteve ‘80-të Drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit.

Në vitet 1988-1990 ka qenë kryeredaktor i gazetës “Zëri i Popullit”.

Për afro 14 vjet ka qenë kryetar i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë.

Përveç artikujve të shumtë në organet e shtypit dhe RadioTelevizion ai ka shkruar edhe dokumentarët, ‘Tërmeti tundi malet por jo zemrat tona’, ‘Fitimtarë mbi tërmetin (Nderuar me Çmim Republike)’

 

Botime të tjera të tij janë: 

Bijtë e tokës sime (krijime publicistike – 1982)

Dera e prapme shtypit (ngjarje e kujtime nga puna në shtyp e media – 1998)

Shqipëria në kapërcimin e shekullit (analiza e komente – 1999)

Çanta me kontratë (Poezi)

Tish Daija, i veçanti (monografi – 2005)

Vite befasish (kujtime)

Histori dhe Vizion Stefani & Co (monografi)

Dritëro, kohës i falemi për këtë ditar (kujtime – 2012)

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s