KKRT pranon dështimin: Nuk kemi autoritet

kkrtKëshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT) pranon se është një institucion i dalë jashtë loje dhe pa asnjë ndikim në tregun mediatik në Shqipëri. Kjo është pranuar nga kryetarja e KKRT-së, Endira Bushati gjatë raportimit vjetor në Komisionin e Medias.

“E dimë që ka transmetime të palicencuara dhe ky fenomen në vitin 2012 është shfaqur në rritje, por ne mund të monitorojmë vetëm në Tiranë e Durrës. Ndërkohë në vend operojnë 250 media”, u shpreh Bushati.

E si për t’i dhënë nota më qesharake raportimit në Kuvend, kreu i entit rregullator mediatik tha para deputetëve, se “roje private i kanë penguar disa herë teknikët e KKRT-së të monitorojë TV-të, pasi nuk i lejojnë të hyjnë brenda territorit të antenave që gjenden në malin e Dajtit”.

Kjo ka ngjallur reagime në sallë, por të qeshurave të deputetëve, Bushati ua ka kthyer seriozisht se kjo puna e rojeve ishte e vërtetë dhe duhej besuar.

“Për reklamat, po është e vërtetë, ka shkelje në disa televizione. Por një problem më vetë është edhe çështja e reklamave të tërthorta. Ka transmetime numerike të palicencuara. Shuma e vjeljes së të ardhurave është 62 milion lekë, pasi shumë operatorë nuk paguajnë. Nga 21 milion lekë gjoba, kemi vjelë vetëm 2.5 milion, sepse bashkëpunimi me Tatimet ka rezultuar i dështuar”, tha drejtuesja e KKRT-së, Bushati.

Gjatë seancës së raportimit vjetor ne Komisionin Parlamentar, KKRT-ja u mbrojt me faktin e vendeve të lëna vakant nga opozita në Këshill, për të shprehur se jo gjithçka është në dorën e tyre.

“Dështimet nuk lidhen me mungesën e Ligjit dhe të vakancës, pasi edhe sikur të ketë vakancë KKRT-ja nuk duhet të shkelë ligjin, anëtarët e KKRT-së nuk janë aty si anëtarë të PD-së dhe ky Ent nuk mund të jetë një instrument i qeverisë. Ju siç e thatë edhe vetë, jeni një institucion jashtë loje,” u shpreh me tone të ashpra kryetarja e Komisionit të Medias, socialistja Valentina Leskaj.

Mjaft kritik me punën vjetore të KKRT-së, ishte edhe demokrati Mark Marku. “KKRT-ja ka vend për përmirësime. Autoritetin e vendos vetë institucioni, nuk mund të ankoheni se nuk vendosni dot autoritetin pafundësisht”, tha nënkryetari demokrat i Komisionit të Medias, Mark Marku.

Rezoluta e komisionit pritet të miratohet të mërkurën e ardhshme, por disa ndër pikat që do të propozohen nga opozita, mësohet se janë selektiviteti i KKRT-së në raport me mediat, çështja e reklamave shtetërore, dështimi në mbledhjen e gjobave, prishja e tregut të medias, disbalancimi i Televizionit Publik, dhënia preferenciale e licencave dhe shndërrimi i këtij enti në instrument qeveritar.

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s