Raporti vjetor i KKRT-së në Komisionin e Medias

kkrt2Florenc Drizari

Endira Bushati: Operatorët radiotelevizivë nuk shlyejnë detyrimet. Mark Marku: PS të plotësojë vendet në KKRT

Kryetarja e KKRT-së: Rojet private të antenave në Dajt nuk lejojnë inspektorët e KKRT-së të hyjnë brenda.

Valentina Leskaj: Nëse ka vakanci, kjo s’do të thotë anëtarët e KKRT-së të shkelin ligjin

Raportimi vjetor i drejtuesve të Këshillit Kombëtare të Radios dhe Televizionit u shoqëruar me debate dhe akuza të forta mes përfaqësuesve KKRT-së dhe anëtarëve të Komisionit Kuvendor të Medias. Kryetarja e KKRT-së, Endira Bushati theksoi pamundësinë fizike të këshillit për monitorimin e 250 mediave në të gjithë territorin e vendit, ndërsa i bëri thirrje disa prej operatorëve radio-televiziv në vend që të respektojnë detyrimet e tyre për pagesat vjetore që kanë, për ushtrimin e licencave. Nga ana e saj kryetarja e Komisionit të Medias kritikoj zyrtarët e KKRT-s për shkelje të ligjit dhe përzgjedhje selektive në penalitetet ndaj mediave.

ENDIRA BUSHATI

Kryetarja e KKRT-së kritikoi qëndrimin e mbajtur nga disa operatorë radiotelevizivë në vend për mosrespektimin e detyrimeve financiare që kanë për ushtrimin e licencave të tyre dhe vuri në dukje mungesën e bashkëpunimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatim Taksave për ekzekutimin e gjobave. “Pavarësisht se nga KKRT kërkohet me ngulm shlyerja e detyrimeve, nga ana e operatorëve nuk respektohen afatet e përcaktuara për pagesat vjetore për licencë dhe tarifat për shërbime radiotelevizive. Ndaj për operatorët debitorë janë marrë masa me paralajmërim por edhe deri me heqje të licencës. Bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve nuk ka funksionuar fare. Pretendimet kanë qenë për shkak të ligjit për procedurat tatimore në përgjithësi, ky bashkëpunim ka ulur normalisht autoritetin e KKRT-së”, – deklaroi zonja Bushati.
Sipas saj, këshilli që ajo drejton, është ka kapacitet monitorues vetëm për Tiranën dhe Durrësin. “Janë 250 subjekte radio-televizive në mbarë vendin dhe ne nga studio jonë e monitorimit kemi kapacitetin të monitorojnë vetëm subjektet që operojnë në Tiranë dhe në Durrës. Pjesa tjetër është me inspektim që sado i shpeshtë dhe periodik të jetë, imagjinoni 200 subjekte nga Vermoshi në Konispol që duhet të inspektohen çdo ditë. Kemi vendosur shumë gjoba, vlera e tyre është shumë e madhe por kur vjen puna asnjëra nga këto gjoba nuk është ekzekutuar”, – tha dje Endira Bushati.

MARK MARKU
Deputeti demokrati Mark Marku theksoi se KKRT duhet të forcojë pozitën e saj gjatë zgjedhjeve dhe opozita sipas tij duhet të mos bojkotojë plotësimin e KKRT-së. “Roli duhet të forcohet sidomos tani që jemi në momentin e zgjedhjeve. Ju nuk keni dërguar përfaqësuesit tuaj në KKRT duke e lënë një vendimmarrje gjysmake. Mospjesëmarrja juaj ka qenë një mundësi, një shkak për të rrënuar autoritetin e KKRT-së”.

VALENTINA LESKAJ
Një qëndrim kritik ndaj punës së KKRT-s mbajti kryetarja e Komisionit të Medias, Valentina Leskaj, e cila tha se mungesa e vendeve në këshill nuk duhet të justifikojë mungesën e profesionalizmit nga anëtarët e bordit. “Në qoftë se ka vakanci kjo s’do të thotë dhe nuk u jep automatikisht të drejtën anëtarëve të KKRT-së që të shkelin ligjin. Nuk u jep të drejtën të mbajnë qëndrime selektive. Nuk u jep të drejtën të jenë të politizuar. Nuk u jep të drejtën që të sillen me operatorët ca të nënës dhe ca të njerkës. Ata nuk janë atje si përfaqësues të Partisë Demokratike. Në momentin që kanë hyrë aty ata janë anëtarë të KKRT-së. Mjafton të lexosh raportin për të kuptuar që KKRT-ja është jashtë loje”, – deklaroi Valentina Leskaj.

 

 

KKRT shtyn më 1 prill afatin për dorëzimin e dokumentacionit nga operatorët privatë

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit bën me dije se afati i paraqitjes së dokumentacionit të aplikimit për operatorë privatë radiofonikë dhe operatorë televizivë privatë do të shtyhet më datë 1 prill. “Në mbështetje të nenit 21 të ligjit nr. 8410, datë 30.9.1998, “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, KKRT njofton, se afati i paraqitjes së dokumentacionit të aplikimit për operatorë privatë radiofonikë analogë vendorë dhe operatorë televizvë privatë kabllorë të shpallur përkatësisht për në datat 25.3.2013 dhe 28.3.2013 ora 10:00, shtyhet për në datën 1.4.2013, ora 10:00. Aplikimet për operatorë privatë radiofonikë analogë vendorë dhe operatorë televizivë privatë kabllorë do të hapen më datë 1.4.2013, ora 10:00, në ambientet e KKRT-së ku aplikuesit apo përfaqësuesit e autorizuar prej tyre, kanë të drejtë të jenë të pranishëm në momentin e hapjes së dosjeve të aplikimit”, – thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të KKRT-së në internet.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s