Akuza KKRT-së: U bëtë palë me qeverinë ndaj “Top Channel”

kkrt

Debate në Komisionin e Medias për punën njëvjeçare të KKRT-së

Sulmi i ngritur nga organet shtetërore ndaj televizionit kombëtar “Top Channel”, u bë objekt i debatit në Komisionin Parlamentar të Medias, gjatë diskutimit të raportit vjetor të Këshillit Kombëtar të Radio Televizionit. Deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Dalipi, deklaroi se në rastin e shkeljes së kontratës së “Top Channel”, KKRT-ja ka mbajtur qëndrim të njëanshëm, duke u bërë palë me qeverinë. “Rasti i cenimit të mundësive dhe kapaciteteve të operatorit kombëtar ‘Top Channel’, ishte një rast që KKRT-ja, që ka dokumentacionin për logjistikën dhe gjithçka disponon ky operator, ishte një mundësi për të reaguar në raport me qeverinë për ruajtjen e pavarësisë si një autoritet që rrjedh nga Kuvendi dhe nuk varet nga qeveria”, deklaroi socialisti Dalipi. Ai gjithashtu theksoi se “KKRT-ja ka vendosur gjoba selektive.

Duke komentuar raportin vjetor të institucionit, kryetarja e Komisionit kuvendor të Medias, socialistja Valentina Leskaj, në fjalën e saj tha se “i gjithë raporti dëshmon për një dështim të vazhdueshëm të KKRT-së sa i përket njëanshmërisë politike, çështjes së reklamës shtetërore dhe diskriminimit të televizioneve në çështje dhe mosrespektimit të të drejtave të njeriut dhe të fëmijëve”. Sipas saj, “është dështuar me çështjen e reklamave, me privatësinë, me të drejtat e njeriut e fëmijëve dhe gjithë këto dështime ju nuk mund t’ua faturoni dy argumenteve që thatë këtu: ligjit dhe vakumësisë”. Pakënaqësitë dhe kritikat ndaj KKRT-së nuk munguan as nga radhët e mazhorancës, ku deputeti i PD-së, Mark Marku, u shpreh se ky institucion duhet të forcojë pozitën e tij gjatë zgjedhjeve dhe kërkoi nga opozita të mos bojkotojë plotësimin e KKRT-së. “Roli duhet të forcohet, sidomos tani që jemi në momentin e zgjedhjeve. Ju nuk keni dërguar përfaqësuesit tuaj në KKRT duke e lënë një vendimmarrje gjysmake. Mospjesëmarrja juaj ka qenë një mundësi, një shkak për të rrënuar vendimet e KKRT-së”, tha numri dy i komisionit, Marku. Por kryekomisionerja Leskaj reagoi, duke theksuar se “kjo nuk u jep të drejtën të shkelin ligjin, nuk u jep të drejtën të jenë të politizuar, nuk u jep të drejtën për t’u sjellë me operatorët sikur qenë ca të nënës, ca të njerkës”. Problemet në funksionimin e KKRT-së u pranuan edhe nga vetë kryetarja e KKRT-së, Indira Bushati. Sipas saj, kjo ka ardhur nga mosplotësimi i vendeve të anëtarëve të këtij institucioni. Sipas saj, është rritur numri i gjobave për pirateri, por ende sipas saj ky problem përbën shqetësim. Raporti vëren, ndër të tjera, se në disa media mungon infrastruktura teknike. “Kemi monitoruar kohën e politikanëve në media. Problem janë reklamat e tërthorta, disa TV kanë shkelje”, tha ajo, ndërsa shtoi se: “Janë njoftuar për kalimin në transmetimet numerike, por vijon transmetimi numerik i operatorëve të palicencuar”, tha Bushati. Një tjetër shqetësim i ngritur nga deputetët është mosvjelja në kohë e gjobave të vendosura. Rezoluta e Komisionit të Medias për punën vjetore të KKRT-së pritet të miratohet të mërkurën e ardhshme. PD-ja dhe PS-ja mund të tentojnë të paraqesin një rezolutë të përbashkët, por nëse realizohet një gjë e tillë, nuk përjashtohet mundësia e daljes me dy rezoluta. Opozita pritet të propozojë si pika të saja mangësitë e këtij institucioni siç janë: selektiviteti i KKRT-së në raport me mediat, çështja e reklamave shtetërore, dështimi në mbledhjen e gjobave, prishja e tregut të medias, disbalancimi i televizionit publik, dhënia preferenciale e licencave dhe shndërrimi i këtij enti në instrument qeveritar.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Shqip

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s