Zyra e Thaçit ndërhyn në një emision të transmetuar në RTK (kurse Berisha s’ka nevojë të ndërhyjë në TVSH)

h-thaciZyra e shtypit e kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi, ka ndërhyrë në një emision të transmetuar në televizionin publik kosovar, RTK.

Lajmin e bën të ditur gazeta Zëri, që raporton se prezantuesja e emisionit “Në kërkim”, Edita Curri, përveç ndërhyrjes nga qeveria, ka marrë edhe kërcënime anonime.

Edita Curri kishte përgatitur një emision më 18 mars, ku e ftuar ishte aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Nazlie Bala, që është kërcënuar me jetë për qëndrimet e mbajtura për projektligjin e përkrahjes financiare dhe morale të personave të dhunuar gjatë luftës.

Por edhe pse kryeministri Hashim Thaçi e ka dënuar sulmin ndaj Nazlie Balës, zyra e shtypit e tij i ka dërguar një e-mail gazetares Curri, duke e udhëzuar si të sillet.

e-mailin ia ka dërguar drejtoresha për Barazi Gjinore pranë kryeministrit, Edona Hajrullahu.

“Që në fillim më duhet të theksoj faktin që emisionet e kësaj natyre, e që transmetohen në një medium publik të financuar edhe nga taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, duhet të kenë për qëllim pasqyrimin real të gjendjes apo fakteve për çështjen që diskutohet. Fatkeqësisht, mënyra e konceptimit të emisionit të djeshëm, ka qenë jo shumë adekuate, pasi nuk janë prezantuar këndvështrimet e të gjithë aktorëve që merren me çështjen që ju keni diskutuar. Për rastin në fjalë, duhet të reagoj për mospërfshirjen e një përfaqësuesi nga institucionet, të cilat kanë luajnë një rol madhor në trajtimin e kësaj çështjeje. Me konkretisht, fjalën e kam për qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e siguruar nga Indeksonline.

Megjithëse në emër të qeverisë së Kosovës dhe jo të ndonjë partie konkurrente, Hajrullahu shprehet se nuk i ka pëlqyer fakti se e ftuar ishte përfaqësuesja e VV-së, Nazlie Bala.

“Përveç faktit që me informacionet e pasqyruara nga biseda me të ftuarat në studio (dy përfaqësuese të shoqërisë civile dhe një përfaqësuese të partisë politike), është keqinformuar opinioni i gjerë, njëkohësisht i është dhënë hapësirë që një parti politike thjesht të shpalosë programin e saj!”, thuhet më tej në këtë letër./

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s