Turqia, “gardiani më i keq në botë” i gazetarëve

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, me seli në Nju Jork, e cilëson Turqinë si “gardianin më të keq në botë” të gazetarëve.

“Winston Churchill ka thënë: Historia do të jetë e këndshme me mua, sepse kam ndërmend ta shkruaj. Por, kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, është më i padurueshëm. Ai do shtypin, i cili tradicionalisht ofron draftin e parë të historisë, të jetë i këndshëm me të. Gazetarët që nuk marrin parasysh këtë dëshirë, paguajnë çmim të lartë”. Kështu shkruan në hyrjë të artikullit gazeta prestigjoze “Times”.

Gazeta vë në pah se diskutimi i politikave kurde në Turqi ndiqet penalisht, në bazë të ligjeve të hartuara për kriminalizimin e propagandës terroriste. Dhe, Tayip Temel është një viktimë tipike. Qeveria ka përdorur punën e publikuar të Temelit, së bashku me bisedat e përgjuara telefonike me kolegë dhe burime të lajmeve, si prova kundër tij.

Kryeredaktori i së përditshmes kurde, Azadiya Ëelat, përballet me më shumë se 20 vjet burgim, nën akuzën e të qenët anëtar i një organizate të ndaluar kurde.

“Times” shkruan se një mënyrë tinëzare e represionit në shtyp është edhe vesi i Qeverisë për të ushtruar presion mbi shefat e mediave, që të shkarkojnë gazetarët kritikë ndaj politikave të saj. Disa gazetarë të profilit të lartë në Turqi janë pushuar në muajt e fundit.

Vetëm dy javë më parë, gazeta Milliyet ka ndërprerë bashkëpunimin me Hasan Cemal-in, njërin nga shkrimtarët më të respektuar në vend. Cemal është përjashtuar nga bosët, pasi kryeministri Erdogan ka kritikuar atë për publikimin e një shkrimi në lidhje me procesin e paqes me kurdët.

”Këto janë tatëpjeta të shëmtuara, represive dhe të pashpresa drejt autoritarizmit, në një vend që renditet si ekonomia e 17-të e botës dhe që, nën Erdoganin, dukej se lëvizte drejt demokracisë”, shkruan “Times”.

Sipas gazetës, reformat e kryeministrit, që dikur kanë impresionuar liberalët turq dhe kanë fituar duartrokitje nga miqtë e Ankarasë në Perëndim, duket se janë avulluar si uji në një tigan të nxehtë.

“Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e zotit Erdogan nuk ka arritur të kuptojë se “liria e shtypit nuk është vetëm e rëndësishme për demokracinë, por është demokraci”, shkruan “Times”, duke cituar thënien e gazetarit amerikan, Walter Cronkite.

”Ky është fakt se si qevertë në mbarë botën luftojnë për të qëndruar. Në Argjentinë, vijon artikulli, presidentja Cristina Fernandez de Kirchner, është akuzuar se ka bërë përpjekje të censurojë ata që guxojnë të raportojnë të vërtetën e inaflacionit marramendës të Aregjentinës dhe ekonominë e tmerrshme.

Strategjia e saj për të dëmtuar gazetat financiarisht, duke detyruar reklamuesit të bojkotojnë publikimet që kritikojnë atë, është censurë nga dera e pasme.

Britania ka qenë vendi, ku gazetarët nga vendet si Turqia dhe Argjentina kanë kërkuar mbështetje morale. Është e turpshme se ajo mund të humbasë këtë licencë, pasi liritë e saj të shtypit janë dredhuar, shkruan “Times”.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s