KQZ përpiqet të shpikë shoqata gazetarësh. Bordi i monitorimit të medias, në rrezik

shkresa2Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po saboton me vetëdije ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias, i cili do të monitorojë fushatën zgjedhore.

Në shkelje të plotë të ligjit, KQZ, jo vetëm që nuk ka kontaktuar asnjë organizatë aktive të medies në Shqipëri, por bën sikur kërkon informacion nga Gjykata e Tiranës dhe kjo e fundit i kthen përgjigje për gjithë organizatat që nuk ekzistojnë dhe fsheh nga regjistri i saj gjithë organizatat që ekzistojnë.

Duke u përpjekur të zbatojë formalisht nenin 85 të Kodit Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës listën e organizatave jofitimprurëse që operojnë në fushën e medias, nga ku rezultojnë 54 organizata të regjistruara. Pas njoftimeve të këtyre organizatave, sipas emrit dhe adresës të përcaktuar në vendimin e regjistrimit në gjykatë, që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me anë të postës, për njoftimin e tyre që të sjellin propozimet për anëtarë të Bordit të Monitorimit të Medias, ngre shqetësimin se një pjesë e organizatave jofitimprurëse nuk e kanë marrë njoftimin.

Nga 54 organizata, 40 prej tyre, sipas përgjigjes nga Posta Shqiptare, nuk e kanë marrë njoftimin e KQZ-së për arsye të largimit të subjektit/subjekti është i panjohur/adresë e gabuar/nuk njihet/adresë e pamjaftueshme.

Por skandali është se në listën prej 54 organizatash nuk është asnjëra nga organizatat aktive të gazetarëve, që edhe më parë kanë rekomanduar anëtarët. Sot veprojnë tre organizata për lirinë e medies në Shqipëri dhe një organizatë e tipit sindikal Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë.

Tre organizatat e tjera, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë, Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë dhe Forumi Shqiptar për Mediat e Lira nuk janë njoftuar fare dhe as nuk përfshihen tek lista e njoftimeve nga gjykata. Po ashtu disa fondacione mediash, të cilat duket se nuk i interesojnë KQZ, nuk janë përfshirë në këtë listë.

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s