BE: Po ndjekim sulmin ndaj “Top Channel”

Komisioneri  për  Zgjerim kërkon  zbatim  të  ligjeve.   Meidani: Të zbatohen kontratat.

ekspozitaKomisioni Europian po ndjek me shqetësim situatën në vend për sa u përket sulmeve që po ndërmerren ndaj televizionit “Top Channel”. Kjo u vu re në një prononcim që bëri dje komisioneri për Zgjerim i Komisionit Europian, Stefan Fule, pas konferencës për integrimin, e zhvilluar në Tiranë. Sipas tij, çështja po ndiqet prej kohësh nga KE-ja. “Kjo është një çështje që unë jam duke e ndjekur me interes që prej shumë kohësh. E vetmja gjë që mund të them është se këtu kemi të bëjmë me një rast që i përket shtetit ligjor. Në njërën anë kemi të drejtën e pronësisë dhe në anën tjetër, lirinë e medias. Shpresoj që për këtë çështje të dominojë shteti ligjor, duke u siguruar që autoritetet do të veprojnë në bazë të meritës të dy kritereve që përmenda më sipër”, tha Fule në lidhje me këtë çështje. Nga ana tjetër, i pyetur po nga “Top Channel” për këtë çështje, ish-presidenti i vendit, Rexhep Meidani theksoi se një shtet normal ligjor duhet të respektojë kontratat që lidh me subjekte të caktuara, pavarësisht se cila ishte qeveria që i kishte lidhur ato. “Përpara se të bëj një koment konkret për televizionin ‘Top Channel’, do të thosha që çdo qeveri ka për detyrë të respektojë kontratat, sepse ndryshe në qoftë se do të kalohet nga një qeveri në qeverinë tjetër, pa respektuar kontratat, në këtë vend kudo do të mbizotërojë vetëm rrëmuja”, theksoi ai. Ish-presidenti Alfred Moisiu dënoi hapat e ndërmarrë nga një sërë institucionesh për të penguar punën e “Top Channel”. “Me thënë të drejtën janë shumë të pështira sepse është një media e cila frekuentohet dhe njihet jo vetëm nga shqiptarët që banojnë në Shqipëri, por edhe nga të gjithë shqiptarët që jetojnë në diasporë. Në vend që të kemi respekt për këtë media që ka kontribuar kaq shumë për ndërtimin e demokracisë në vendin tonë, sillet në mënyrë harbute. Nuk është e drejtë”, theksoi Moisiu, për këtë çështje. Më herët për “Top Channel” reagoi dhe Shoqëria e Televizioneve Komerciale në Europë (ACT) me seli në Bruksel, e cila i thirrje Bashkimit Europian të mbështesë lirinë e medias në Shqipëri.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Shqip

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s