AK i drejtohet Berishës: Ndale dorën tinëzare ndaj Top Channel

akAleanca Kuq e Zi ka reaguar për vendimet e fundit për largimin e studiove të Top Channel nga ambientet e ish- ekspozitës “Shqipëria sot”.

Myslim Pasha, Sekretar i Përgjithshëm i AK, tha se Berisha po jep sinjale se nuk do e dorëzojë pushtetin me rotacion të natyrshëm.

“Në këtë vend ku janë kapur shteti dhe ku tregtohen pushtete,  sulmohet pushteti i tretë.

Në këtë vend kur Berisha i regjimit jep sinjale se nuk do ta dorëzojë pushtetin në një rotacion të natyrshëm, rijepet shenja tjetër, mësymje të segmenteve shtetërore të policisë ndaj Top-Channel sepse ka filluar fushata elektorale.

Duket se jemi të pushtuar nga një bashkësi antidemokratike, që në momente të caktuara, me një strategji dhune dhe kërcënimi, të detyron për të mbyllur syrin veshin dhe gojën e lirë mediumit  më të epërm shqiptar: Top Channel, këtij kanali kombëtar, që vepron denjësisht si një media e pavarur në denoncim të ashpër të këtij pushteti autokratik,” tha Pasha.

“Edhe tre muaj na ndajnë nga zgjedhjet elektorale dhe ja kundruall kemi kërcënimin absurd si një rrezik real ndaj medias. Berisha i regjimit, nëpërmjet mashtrimesh pafund ka turbulluar dhe turbullon mendjet se ai na qenka njeriu “dashnor i fjalës së lire”, ndërkaq ai është kryekukulla politike më groteske që nëpërmjet goditjeve të tilla, dhe fushatave ndëshkimore,  në të vërtetë, po ndëshkon vetveten për t’u gremisur një herë e përgjithmonë në turpin e tij.

Aleanca Kuq e Zi i drejtohet “dashnorit të fjalës së burgosur dhe të pushtuar” që të ndalë dorën tinzare ndaj Top Channel dhe mediumeve shqiptare në përgjithësi”.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s