“Paçe me gazeta”, Hervin Çuli e miqtë e tij çdo mëngjes surprizë në A1Report

  • Një pjatë paçe në mëngjes ndërkohë që lexoni shtypin e ditës?
  • Një emision ndryshe në një vend ku shumica prej jush kalojnë kohën.
  • Atje ku nuk të duket vetja sikur je duke parë televizor, por sikur je pjesë e tyre. Hervin Çuli rrëfen detajet e emisionit

e-culiHervin Çuli, Xhevahir Zeneli, Marko Agai, po edhe Ermali, Selimi nga Fagu dhe një simpatizant i PD-së, Naimi, janë grupi që bëjnë emisionin më simpatik dhe më origjinal të mëgjesit. “Pace me gazeta” po fiton telespektatorë të panumërt në televizionin “A1Report”. Leximi i gazetave të përditshme bëhet me një humor të paparë, mes aromës së paçes së mëngjesit në një lokal pranë stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë. Ka vetëm pak kohë që ka nisur dhe në youtube dhe mes të gjithë emisioneve të mëngjesit është mes më të shikuarve, duke sfiduar emisionet tradicionale të leximit të gazetave nëpër studiot televizive.

Vetë regjisori dhe aktori i njohur Hervin Çuli, me kameran në dorë, fokuson bashkëbiseduesit dhe titujt kryesorë të gazetave duke i komentuar ato alla shqiptarçe me të gjithë kontradiktat dhe simpatitë politike të ndryshme që pjesëmarrësit në television përfaqësojnë.

Të gjithë po çmenden për emisionin tuaj të mëngjesit në A1Report “Paçe me Gazeta”. Lexuam një shkrim me superlavdërime të Edison Ypit për formatin që ju keni nisur. Çfarë mund të na thoni? Pse zbritët nga studiot luksoze televizive në një lokal të thjeshtë në Tiranë?

Sepse nuk besoj që jeta shqiptare është 1000 metra katrorë që jetojme ne e ashtquajtura elitë e Tiranës, por unë besoj se Shqipëria është një gjë tjetër. Që Shqipëria është ajo periferike dhe besoj që Shqipëria e vërtetë është ajo që shtrihet pas kuintave të asaj që ne e quajmë jetë mondane. Shqipëria e vërtetë është ajo e paqes, e qofteve, Shqipëria e rakisë ku konfondohen si zorrët dhe lajmet e politikës. Ky është një emision cinik që përpiqet të bëjë komentin e gazetave të përditshme në të gjithë dimensionin e vet, si e percepton një njeri i thjeshtë i popullit. Dhe ata që kam marë unë aty nuk janë as Henri Çili, as Artur Zheji, as Artan Hoxha. Janë ca më të mirë se ata sepse janë zëri i përditshëm i njerëzve të popullit.

Surprizë e këndshme janë edhe ata që ju keni zgjedhur të komentoni shtypin e ditës: Aktori Xhevahir Zeneli krah njerëzve të panjohur më parë Selimi, Ermali dhe ai tipi që ngre gjithnjë dy gishtat. Si arritët në këtë zgjedhje? Kryesisht ju njohim si regjisor dhe aktor i skenës së Teatrit dhe një rebel. Keni zgjedhur të jeni vetë pas kamerës së emisionit Paçe me Gazeta. Si ju duket kjo eksperiencë në TV?

Unë jam rebel dhe do vdes i tillë. Këta njerëzit unë i kam njohur, unë ulem me këdo, unë ulem të pi një gotë raki, ndaj dhe hallet e përditshme që kam unë me njerëzit. Kam zgjedhur Xhevahir Zenelin, sepse ai është një komedian brilant që ka një interaktivitet të drejtëpërdrejtë me kamerën, që nuk mund ta ketë njeri tjetër. Besoj se kjo është një nga meritat e mëdha që ka emision. Xhevo është pjesa më parodike e emisionit. Përsa i përket zgjedhjes time për të qenë pjesë e televizionit mund të them se është një ëndërr e imja për të hyrë në mentalitetin e njerëzve të thjeshtë. Dhe është pikërisht ky një emision për të sjellë zërin e popullit. Duam të sjellim në mënyrën më popullore lajmin ashtu siç e perceptojnë këta njerëz që i përkasin pjesës periferike, qoftë dhe në mënyrën banale të tyre, në mënyrën ironike të tyre. Pra emisioni në thelb të vet ka një cinizëm shumë të fortë, nga ana e profesionit të paktën për të përcjellë zërin e njerëzve. Në jetën timë unë kam ëndërruar gjithmonë të bëj teatër, por di të them se ky emision ka filluar të më shijojë sepse më lejon të përcjell shumë nga vetja ime. Një gjë që dua ta them në këtë emision e them, në mënyrën më popullore. Është një eksperienëc të cilën kam ndërmend ta vazhdoj edhe më tej, sepse unë duke qenë një natyrë e angazhuar do të vazhdoj të jem i tillë.

Keni zgjedhur bashkë me stafin tuaj një televizion si A1Report ku bëni art dhe informacion. Si e sheh një artist si ju botën e mediave vizive aktualisht në Shqipëri?

Unë mendoj që bota e medias shqiptare është gjithmonë e manipuluar. Gjen shumë pak lajme të vërteta dhe njerëz të vërtetë, shumë pak njerëz të gjallë. Them se A1 Report ka një specifikë, sepse di të bëjë lajm, di të ndjekë lajm dhe ta çojë atë deri në ekstremin e të vërtetës dhe ka një profesionalizëm të jashtëzakonshëm. Në momentin që u afrova me A1 Report ishte momenti kur pashë faqen televizive të këtij televizioni dhe besoj se është një nga televizionet e tilla në Shqipëri që ndjekin të vërtetën deri në fund. Besoj se kjo është arsyeja kryesore e bashkëpunimit tim me këtë televizion, i cili po konkuron fortdhe me ato stacione të ashtëquajtura të mëdha në vendin tonë. Së fundmi kam parë raportimin e rastit me monstrën, pedofilin dhe ishte e paparë. Unë pashë një Discovery të drejtëpërdrejtë. Duam apo nuk duam, na pëlqen apo nuk na pëlqen ky është lajm. Dhe lajmin e bën A1 Report.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s