Digjen shtepia e gazetarit te ATSH-se, Telnis Skuqi. Policia hesht

t-skuqi2GJIROKASTËR – Një zjarr i papritur, ka rënë në banesën e gazetarit të ATSH Telnis Skuqi në qytetin e Gjirokastrës.Zjarri mendohet se është vënë qëllimisht nga persona të panjohur, të cilët janë treguar mjaft profesionistë në mënyrën e dëmtimit dhe shkaktimit të panikut në apartamentin ku ndodhet në lagjen Zinxhira. Sipas të dëmtuarit Skuqi, zjarri ka ardhur pas ndezjes së qëllimshme të sobës me gaz mbi të cilën ishin vendosur një enë pa ujë sipër të cilës kishte tre vezë. Zjarri ka provokuar një tymnajë dhe më pas, për fat, është dashur ndërhyrja e menjëhershme e komshinjve të pallatit që ngjarja mos të merrte përmasa të mëdha. Ndërkohë që dëmtimet nuk kanë munguar pasi ka dalë jashtë përdorimit tre pajisje elektroshtëpiake si soba e gatimit, frigoriferi dhe mikrovala, si dhe dëmtuar pjesërisht kundrabufeja dhe tymosur, dhoma e gatimit dhe salloni. Ndërkaq, akti sipas Skuqit, bëhet edhe më i besueshëm të jetë i qëllmishëm, pasi keqbërësit pasi kanë provokuar zjarrin në banesën e tij në mes të ditës, kanë ushtruar një kontroll në sirtaret e dhomës së gjumit, duke grabitur disa dokumente në shresa si dhe një hard-disk brenda të cilës kishte materiale të domosdoshme për punë përfshirë edhe dokumente investiguese pjesë e të cilës kanë qenë në aktivitetin e përditshëm si gazetar i ATSH dhe gazetës METROPOL. Vetë gazetari Skuqi e lidh këtë ngjarje me profesionin ku sipas tij, vënia e qëllimshme e zjarrit në banesën e tij, ka ardhur fill pas botimit në gazetën Metropol të një dite më parë, të një artikulli investigativ në qendër të së cilës, denoncohej një psikologe në Gjykatën e Sarandës e pa shkolluar dhe me diplomë false. Ndihem tërësisht i kërcënuar me këtë që ndodhi sot. Për fat në momentin kritik, familja ime nuk ndodhej në shtëpi ndërsa mua më telefonuan komshinjtë për zjarrin e rënë në apartamentin tim. Kërkoj mbrojtje policore sepse ndryshe e kam të vështirë të ruaj familjen time dhe vazhdoj punën time si gazetar-është shprehur Skuqi. Ndërkaq në vendngjarje ka shkuar edhe grupi hetimor i cili në përfundim të veprimeve, doli në konkluzionin se zjarri i rënë ka qenë tërësisht aksidental. Por me një përfundim të tillë, aspak nuk pajtohet vetë i dëmtuari i cili e kundërshton versionin policor duke qëndruar në versionin e tij se ngjarja ka pasur për qëllim, kërcënimin fizik të tij dhe familjes. Thjesht mendoj se ka qenë një paralajmërim dhe kështu që mua më duhet patjetër mbrojtja e shtetit pasi jam taksapagues dhe fisnik në misionin tim të raportuesit nga terren-shprehet i frikësuar Skuqi. Për këtë cështje, ka reaguar edhe Unioni i Gazetarëve të Gjirokastrës i cili ka dënuar këtë ngjarje si goditje e radhës ndaj fjalës së lirë dhe cënimit të integritetit të gazetarëve të cilët janë nën kërcënimin e përditshëm nga publikimet e skandaleve të ndryshme që kanë akses në publik. Nuk është rasti i parë i kërcënimit të këtij gazetari nga persona me dhe pa pushtet, pasi katër vjet më parë, banesa e tij, u qëllua me plumba automatiku ndërkohë që autorët ende nuk janë identifikuar. Skuqi kërkon mbrojtje policore për veten dhe familjen e tij në kushtet e krijuara.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s